Ambra Meda zbulon se Stefan Çipa iu gjend pranë për sëmundjen (historia)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:51 06-07-2015 Ambra Meda zbulon se Stefan Çipa iu gjend pranë për sëmundjen (historia) Ish-kryetari i bashkise Sarande dhe Ambra Meda

Ambra Meda, vajza e njohur nga të gjithë për sfidën dhe betejën e fituar me sëmundjen e saj zbulon se ish-kryebashkiaku i Sarandës, Stefan Çipa është një nga njerëzit e parë që i është gjendur pranë kur ka mësuar për gjendjen e saj shëndetësore.

Ambra Meda e tregon kështu historinë:”Dikur kisha dëgjuar për këtë njeri, nga motra ime e madhe e cila ka pasur fatin ta njohë përpara meje. Dhe ndërsa unë përballesha me sëmundjen, ky ishte ndër të parët njerëz që m’u gjend pranë. Pasi motra në korridoret e spitalit kishte marr vesh lajmin, personi i parë që merr në tel ishte Marko Çipa, shoku i saj i ngushtë njëkohësisht edhe djali i këtij njeriu të madh. Me një shpejtësi rekord u kontaktua doktori dhe u bë çfarë ishte e mundur. Sot për herë të parë kisha fatin të takoja nga afër këtë njeri me zemër të madhe që pa me njohur bëri aq shumë per mua. Dhe sot mund të them me plot gojë: " Njerëz të tillë si Stefan Çipa i duhen më shumë jo vetem Sarandës, por edhe Shqipërisë", përmbyll postimin e saj, vajza që frymëzoi gjithkënd me forcën dhe guximin për të sfiduar sëmundjen e rëndë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029037952423096
array(1) { ["section"]=> string(76) "ambra-meda-zbulon-se-stefan-cipa-iu-gjend-prane-per-semundjen-historia-15435" }