“Amerika vuan për një burrë si Edi Rama në Shtëpinë e Bardhë”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:12 02-11-2016 “Amerika vuan për një burrë si Edi Rama në Shtëpinë e Bardhë” Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i SHBA, Obama, në Shtëpinë e Bardhë

Sipas Kastriot Myftarajt, Amerika është një një krizë të dukshme lidershipi. Ai ironizon duke thënë se këtë problem mund ta zgjidhë me një lider si Edi Rama.

Më tej Myftaraj thotë se nëse Rama shkon në Shtëpinë e Bardhë, Shqipërinë mund ta qeverisë prej Amerike me anë të Ambasadorit Amerikan në Tiranë.

Myftaraj në Facebook:

Amerika qartësisht është në krizë lidershipi derisa ka arritur që për postin e presidentit, që bashkon postet e kryetarit të shtetit dhe të kryeministrit, të garojnë gruaja e një ish-presidenti të mëparshëm dhe një biznismen që nuk është politikan profesionist.

Historia na thotë se perandoritë kur kanë kaluar periudha të tilla e kanë gjetur zgjidhjen duke marrë liderë të aftë në provincat e tyre.

Edi Rama ka lindur në 4 korrik që do të thotë se është i destinuar për të qeverisur Amerikën më tepër se Shqipërinë. Problemi është se a do ta kuptojë Amerika këtë gjë në këtë kohë. Amerika vuan për lidership, domethënë vuan për një burrë si Edi Rama në Shtëpinë e Bardhë.

Është e vërtetë që Kushtetuta e Amerikës e ndalon që të zgjidhet president një njeri që nuk ka lindur shtetas amerikan, por kjo është gjë që rregullohet, kur bëhet fjalë për një emergjencë lidershipi. Si President i SHBA, Rama mund ta qeverisë edhe Shqipërinë me anë të ambasadorit amerikan në Tiranë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.00726318359375
array(1) { ["section"]=> string(65) "amerika-vuan-per-nje-burre-si-edi-rama-ne-shtepine-e-bardhe-58184" }