Amerikanët e ESPN film dokumentar për Shqipëri-Serbi

Publikuar tek: sport, më 16:41 04-10-2015 Amerikanët e ESPN film dokumentar për Shqipëri-Serbi

Shqipëri-Serbi më 8 Tetor do të shërbejë si vitrinë për vendin tonë, jo vetëm në Europë, por në mbarë botën. Një përballje e denjë për të tërhequr vëmendjen e një gjigandi mediatik ndërkombëtar, si ESPN. Rrjeti prestigjoz amerikan ka dërguar në vendin tonë grupin e parë të xhirimit, në përgatitjet e filmit dokumentar “Balkan Match”, “Ndeshja e Ballkanit” që do të luhet në “Elbasan Arena”.

Në përgatitje do të jenë të angazhuara tetë grupe xhirimi, që do të pasqyrojnë përgatitjet për ndeshjen me serbët, por vëmendja kryesore do të jetë në atë që ndodh në fushë dhe tribuna, transmeton Supersport.

Në përgatitjet për sfidën unike të kualifikueseve të Euro 2016, nuk kishte si të mungonte një copëz e derbit të Tiranës. Pas Sky-it në Itali, që i kushtoi një hapësirë të veçantë ndeshjes Partizani-Tirana, grupi i xhirimit të ESPN ishte i pranishëm në stadiumin “Qemal Stafa”. Filmi dokumentar “Balkan Match” do të prezantohet fillimisht në kinematë amerikane, për t’u ndjekur më pas në të gjitha vendet e tjera.

Lexo edhe: Mërgim Mavraj i dëshpëruar: U përpoqa por nuk ia dola dot, kam besim tek djemtë kuqezinj

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mërgim Mavraj i dëshpëruar: U përpoqa por nuk ia dola dot, kam besim tek djemtë kuqezinj
“Skuadra” e Zvicrës niset drejt Shqipërisë, fitorja objektiv i vetëm »
Article Logic
Execution time: 0.026142835617065
array(1) { ["section"]=> string(58) "amerikanet-e-espn-film-dokumentar-per-shqiperi-serbi-22322" }