Amerikanët për vizitën e Vuçiç në Tiranë: Historike, përgëzojmë të dy kryeministrat

Publikuar tek: politike, më 08:59 29-05-2015 Amerikanët për vizitën e Vuçiç në Tiranë: Historike, përgëzojmë të dy kryeministrat

Departamenti amerikan i shtetit  e ka cilësuar “historike” vizitën e kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç në Shqipëri. Në një reagim, DASH përgëzon  gatishmërinë e zyrtarëve të të dy vendeve për bashkëpunim të ndërsjellë dhe kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajonin  dhe Ballkanit Perëndimor.

"Shtetet e Bashkuara urojnë kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama, për vizitën e parë zyrtare nga një kryeministër serb në Tiranë, më 27 maj. Vizita historike Vuçiqit vjen gjashtë muaj pasi kryeministri Rama ka vizituar Beogradin në vizitën e parë të tillë nga një kryeministër shqiptar në gati 70 vjet. Ne përgëzojmë këta liderë për riafirmimin e angazhimit të tyre të përbashkët për forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve të tyre, duke kontribuar për paqen, prosperitetin dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit ", thuhet në njoftimin e DASH.

Aleksandër Vuçiç ishte i pari kryeministër serb që viziton Shqipërinë pas gati shtatë dekadash.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pezullimi i biznesit të kandidatit të PD, Meta: Informacionin e morëm nga SHISH për miellin me aflatoksinë
Veliaj sulmon Kosovën për klinikën: Si mundet që kandidati i cili synon Bashkinë ndërton 5 kate pa leje? »
Article Logic
Execution time: 0.0294029712677
array(1) { ["section"]=> string(87) "amerikanet-per-viziten-e-vucic-ne-tirane-historike-pergezojme-te-dy-kryeministrat-12209" }