AMF, 3-fishohen të ardhurat nga kompanitë e sigurimeve pas vjedhjeve të parave gjatë transferimit

Publikuar tek: ekonomi, më 14:21 14-07-2016 AMF, 3-fishohen të ardhurat nga kompanitë e sigurimeve pas vjedhjeve të parave gjatë transferimit

Sipas Autoritetit të Mbikqyrjes së Financave (AFM), të ardhurat nga produktet cash në transport për kompanitë e sigurimit janë trefishuar gjatë 5 mujorit  2016, duke arritur në gati 30 milionë lekë, aq sa ka qenë shuma e arkëtuar për gjithë vitin 2015.

Kompanitë shqiptare të sigurimit kanë paguar një nivel rekord dëmesh prej 30 milionë lekë për “cash-in” në tranzit në vitin 2015 (dëmet nga transportimi i parave cash. Ky është niveli më i lartë i paguar deri tani, ndërsa, përsa i përket viteve të mëparshme në vitin 2014 shifra është zero dhe në 2012-2013-n u paguan përkatësisht 580 mijë lekë dhe rreth 1.5 milionë lekë.

Janë kryesisht bankat ato që sigurojne cash-in në tranzit, që nga momenti që paratë fillojnë të transportohen deri kur dorëzohen në destinacion. Transporti kryhet nga zyrat qendrore në degë, nga dega në degë, nga banka qendore në degë, Tiranë-Rinës dhe anasjelltas.

Ndërsa gjatë 18 muajt e fundit për shkak të 3 vjedhjeve që janë realizuar gjatë transferimit të parave, kompanitë e sigurimit janë bërë më dorë lëshuar.

Megjithatë, shuma e paguar aktualisht është shumë më e ulët se vjedhjet (vlerësohet që shuma në të tre vjedhjet i kalon 5 milionë euro), për shkak se procedurat zgjasin me vite dhe sepse ky produkt është kryesisht i risiguruar, çka nënkupton që është risiguruesi ai që paguan një pjesë të dëmit (skema e pagesës kompani-risigurues varet nga marreveshja).

Kompania e sigurimeve duhet të paguajë dëmshpërblim në momentin që certifikohet humbja, në bazë të raporteve të autoriteteve dhe njohjen e dëmit nga kompanitë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023983955383301
array(1) { ["section"]=> string(102) "amf-3-fishohen-te-ardhurat-nga-kompanite-e-sigurimeve-pas-vjedhjeve-te-parave-gjate-transferimit-46569" }