AMF kalon “në sitë” vlerësuesit e dëmeve, revokohen 9 licenca, u mungonte dokumentacioni

Publikuar tek: ekonomi, më 09:59 21-12-2017 AMF kalon “në sitë” vlerësuesit e dëmeve, revokohen 9 licenca, u mungonte dokumentacioni

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka filluar të kalojë në sitë vlerësuesit e dëmeve dhe vetëm në fund të nëntorit janë miratuar vendime që revokojnë  licencën për të paktën 9 persona.

Referuar vendimeve të bëra publike nga ana e Autoritetit arsyeja kyçe që ka çuar në këtë masë ka qenë mungesa e dokumentacionit që duhet të ishte plotësuar në dosjen përkatëse të secilit. Një pjesë e mirë e tyre janë njoftuar për mungesën e Formularit A i cili është një formular bazë në dosjen e vlerësuesve të dëmeve.

“Në zbatim të Rregullores nr. 85, datë 03.07.2017 “Mbi licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së vlerësuesit të dëmeve në sigurime”, formati i raportimit (Formulari A), është i detyrueshëm për t’u plotësuar dhe depozituar në Autoritet nga vlerësuesit e pavarur.

Sipas këtij formati, Autoriteti monitoron kërkesat e ligjit që lidhen me disponimin e policës së sigurimit të përgjegjësisë profesionale të vlerësuesit të dëmeve, referuar nenit 229, të Ligjit 52/2014, si dhe ushtrimin e veprimtarisë së tij brenda 6-muajve nga data e marrjes së licencës, referuar nenit 228, të këtij ligj” thuhet në vendimet e AMF.

Njoftimi rast pas rasti është bërë gjatë muajve të fundit duke kërkuar takime me subjektet e licencuar pranë AMF por që kjo në disa raste është marrë në konsideratë dhe në të tjera është neglizhuar çka çuar në marrjen e vendimit të revokimit.

Për të gjitha subjektet që tashmë ju është bërë njoftimi mbi këtë revokim është detyruese dorëzimi i licencës brenda 30 ditëve kalendarike nga marrja e vendimit.monitor

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019784927368164
array(1) { ["section"]=> string(91) "amf-kalon-ne-site-vleresuesit-e-demeve-revokohen-9-licenca-u-mungonte-dokumentacioni-103850" }