AMF shkresë kompanive të sigurimit: Anuloni rritjen e çmimeve prej 20% të siguracionit të makinave

Publikuar tek: ekonomi, më 20:39 30-08-2016 AMF shkresë kompanive të sigurimit: Anuloni rritjen e çmimeve prej 20% të siguracionit të makinave

Tarifat e sigurimit të detyrueshëm të automjeteve u rritën pak ditë më parë me 20 për qind për të gjitha kategoritë e mjeteve.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare e ka parë si të paargumentuar rritjen e çmimeve duke u dërguar një shkresë kompanive të sigurimit, ku u kërkon të anulojnë rritjen e çmimeve për siguracionin e detyrueshëm.

“Pasi mori në analizë të dhënat e raportuara nga të gjitha shoqëritë e sigurimit, Autoriteti arriti në konkluzionin se rritja e bërë nuk është reale dhe e mbështetur mbi baza teknike”.

Mbi këtë bazë, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare u ka kërkuar shoqërive që të anulojnë rritjen e çmimeve dhe të rikthejnë ato të mëparshmet.

“Si rrjedhojë, kërkojmë ndërprerjen e menjëhershme të aplikimit të tarifave të reja”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030072927474976
array(1) { ["section"]=> string(102) "amf-shkrese-kompanive-te-sigurimit-anuloni-rritjen-e-cmimeve-prej-20-te-siguracionit-te-makinave-51353" }