AMF, Test stres dhe për fondet e investimeve

Publikuar tek: ekonomi, më 15:24 01-07-2016 AMF, Test stres dhe për fondet e investimeve

Sipas Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare , fondet e investimeve do të përfshihen në testet e stresit. Kjo, si shkak i rritjes së shpejtë të peshës së tyre në tregun financiar.  

Aktualisht , në tregun e Fondeve të investimeve ushtrojnë aktivitetin e tyre dy fonde investimi, përkatësisht Fondi i investimeve “Raiffeisen Prestigj” dhe Fondi i investimeve “Raiffeisen invest Euro”.

Sipas të dhënave nga AMF, rezulton se për vitin 2015 vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti mbi 66.99 miliardë lekë me një rritje prej 5.10%, krahasuar me vitin 2014.

Sipas burimeve nga AFM, testet e stresit do të aplikohen mbi fondet e investimeve për të qartësuar reagimin e tyre në rastet të përkeqësimit ekstrem të kushteve të likuiditetit dhe normave të interesit.

Gjithashtu AMF do të vlerësojë me kujdes të gjitha kërkesat e licencës për fondet e investimeve të reja për të mbrojtur stabilitetin financiar.

Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në obligacione qeveritare, të cilat përbëjnë 69.55% të aseteve të fondeve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.15063500404358
array(1) { ["section"]=> string(49) "amf-test-stres-dhe-per-fondet-e-investimeve-45194" }