Amir Rrahmani flet për mundësinë e largimit drejt Përfaqësueses së Kosovës

Publikuar tek: sport, më 21:36 15-08-2016 Amir Rrahmani flet për mundësinë e largimit drejt Përfaqësueses së Kosovës

Qendërmbrojtësi i përfaqësueses kuqezi, Amir Rrahmani i kontaktuar nga redaksia newsport.al ka folur në lidhje me të ardhmen e tij në kombëtaren e Shqipërisë.

22-vjeçari që luan për ngjyrat e RNKL Splitit në Kroaci ka theksuar që nuk ka asgjë të re dhe në momentin që do të ketë diçka do ta bëjë menjëherë të ditur për mediat.

”Nuk ka asgjë të re për sa i përket të ardhmes time në kombëtaren kuqezi. Në mometin që do të ketë diçka do ta bëj të ditur për mediat”, është shprehur i riu nga Kosova duke lënë në këtë mënyrë të hapur mundësinë për një largim të mundshëm nga kombëtarja kuqezi.

Kujtojmë që Rrahmani së bashku me Shalën, Rashicën dhe Gjimshiti ishin katër futbollistët që u larguan nga De Biazi për kampionatin Europian “Francë 2016”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rusia u jep vizat dy kosovarëve, Partizani me skuadër të plotë në transfertë
Trajneri i Kosovës në Angli, zhvillon bisedime intensive me Shaqirin, Xhakën dhe Behramin për të braktisur Zvicrën »
Article Logic
Execution time: 0.036546945571899
array(1) { ["section"]=> string(80) "amir-rrahmani-flet-per-mundesine-e-largimit-drejt-perfaqesueses-se-kosoves-49837" }