Analisti Dritan Hila: Kjo maxhorancë nuk bën dot zap një Drejtoreshë rrugaçe, jo më Berishën

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:37 10-04-2015 Analisti Dritan Hila: Kjo maxhorancë nuk bën dot zap një Drejtoreshë rrugaçe, jo më Berishën Statusi i Hiles ne facebook

Ish zv.ministri i Mbrojtjes analisti Dritan Hila duket se është rebeluar me skenën e sotme në kuvendin e Shqipërisë, kur drejtoresha e Pastrimit të Parave i tha kreut të komisionit të ligjeve se ishte …”pastruese”. 

“Revolucionet bëhen për 10 ditë. Llogjet tirren për 10 vjet. Kjo maxhorancë nuk bën dot zap një drejtoreshë rrugaçe, jo të bëjë Berishën. Bëjuni seriozë ju lutem” shkruan Hila në facebook ndërkohë  që e atakon maxhorancën dhe ministrin Tahiri për vendimin e fundit për të çuar në gjyq Lulzim Bashën.  

“Sajmeja ka paditur BB-të (Bashën & Berishën) për helmatisje me helicopter. E majta kundër Berishës nuk qullosi gjë në ’97-’98 pas 3000 të vrarëve dhe një grushti shteti që tundën vendin; që kishte prokurorin e vet, jo më sot kur gjithë prova qenka një shkresë. Me kë do ta përndiqni, me Adriatik Llallën? Me kë do ta dënoni, me gjykatësit që kanë mbaruar magjistraturën e Ristanit e marrë firmën e Nishanit? Në keni perëndi, mos na bëni rishtaz gazi i botës dhe i jepni rast Berishës t’na thyejë hundët përsëri, e pastaj të bëjë store nga parlamenti. Nuk i bëjnë dot gjë Berishës, ata që ju ka shkulur dhëmbët njëherë ai”, shkruan Hila në statusin e vet në facebook. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13096594810486
array(1) { ["section"]=> string(95) "analisti-dritan-hila-kjo-maxhorance-nuk-ben-dot-zap-nje-drejtoreshe-rrugace-jo-me-berishen-8403" }