Analisti i ‘’FT’’ darkon me Ramën dhe rrëfen çfarë i tha kryeministri: Ai më shikon mua sikur të jem i çmendur

Publikuar tek: politike, më 11:54 22-04-2016 Analisti i ‘’FT’’ darkon me Ramën dhe rrëfen çfarë i tha kryeministri: Ai më shikon mua sikur të jem i çmendur Tony Barber dhe Edi Rama

Analisti i ‘’The Financial Times’’ darkon me Edi Ramën dhe tregon se çfarë i rrefeu kryeministri. ‘’Kam ndaluar së i treguari birit tim për ato kohë, sepse ai më shikon mua sikur të jem i çmendur’’, ika thënë  Rama për kohën e diktaturës në Shqipëri.

Në një shkrim për antarësimin e Shqipërisë dhe situatën me zgjerimin në BE, ‘’The Financial Times’’ paralelizon situatën në Britani me vendin tonë. ''Britanikët nuk e vlerësojnë se sa shumë të përbashkëta kanë me shqiptarët'', shkruan në analizën e tij Barber.

Në shkrimin ‘’Po Z.Gove, me zemër tani jemi të gjithë shqiptarë’’ Tony Barber, shkruan për antarësimin e Shqipërisë në BE, duke komentuar ndasitë mes gegëve dhe toskëve dhe dëshirës së tyre për luftë me njëri-tjetrin.

‘’…instikti i parë i tyre është ta qëllonin njëri-tjetrin në kokë, njësoj si sot mes atyre Pro-Bashkimit Europian dhe atyre që janë kundër tij në Britani’’,shkruan Barber.

Dhe me ironi, Barber kujton atë që raporti i vlerësimit kishte shkruar për Shqipërinë: ‘’Më shumë duhet bërë për të adresuar kulturën politike dhe për të siguruar një dialog më konstruktiv politik.''

Autori paralelizon edhe zhvillimet ekonomike, piramidat në Shqipëri dhe problemet me sistemin financiar të Britanisë në vitet 2008-2009.

‘’Verën e kaluar takova Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë, i cili fliste anglisht me një saktësi që mund t’i turpërojë Pro-BritExit (Britanikët që duan të dalin nga BE) dhe sloganet e anti-BritExit. Duke kujtuar vitet e tmerrit të Hoxhës ai më tha: Kam ndaluar së i treguari birit tim për ato kohë, sepse ai më shikon mua sikur të jem i çmendur’’

Kush e di, ndoshta një gjeneratë e ardhshme e britanikëve do t’u thonë miqve të tyre:’’Ne kemi ndaluar së u treguari fëmijëve tanë rreth kohës kur Michael Gove entuziasmohej nga Shqipëria si një model, sepse do na shohin, sikur të jemi të çmendur’’, shkruan analisti i ''Financial Times''.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deklarata “bombë”, ambasadori Lu takon me urgjencë Berishën
Politilogu Krasniqi- Metës: Ka shumë pak që besojnë se Kuvendi është tempulli demokracisë. Meta: Parlamenti nuk është ai model që dëshirojnë qytetarët »
Article Logic
Execution time: 0.01665997505188
array(1) { ["section"]=> string(111) "analisti-i-ft-darkon-me-ramen-dhe-rrefen-cfare-i-tha-kryeministri-ai-me-shikon-mua-sikur-te-jem-i-cmendur-38356" }