Analisti thotë se “LSI të heq brekët”, reagon Dylgjeri: Jeni xheloz se ka 10 vjet që LSI vetëm rritet

Publikuar tek: politike, më 09:47 16-06-2015 Analisti thotë se “LSI të heq brekët”, reagon Dylgjeri: Jeni xheloz se ka 10 vjet që LSI vetëm rritet Dritan Hila, ish zv.minister i PS e Ylli Dylgjeri, zyrtar i LSI

Mes socialistëve dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, në radhët e komenteve dhe analizave, është nxehur debate 6 ditë përpara zgjedhjeve. Në fakt, duket debat që vjen më së shumti për votat që do të marrin secila nga partitë politike për këshillin bashkiak. 

Ish-zv.ministri socialist që dha dorëheqjen  Dritan Hila, ka qenë i ashpër në një letër që ka shkruar duke i kthyer përgjigje Astrit Patozit.
“Si njohës i të majtës , një këshillë do ta jap, kujdes me këta të LSI-së. Nuk janë si ata të PS-së, që ju pëlqejnë spotet publicitare, studiot televizive dhe jeta e bukur. Këta të LSI-së të heqin brekët nga koka po qe puna për votat e tyre” shkruan Hila duke i dhënë përgjigje Astrit Patozit.

Por, për t’i kthyer përgjigje Hilës për këtë konstatim të vetin, ka reaguar Ylli Dylgjeri. “Eshtë akuzë e rëndë për partinë ku bëj pjesë edhe unë. Aq më pak në këto momente. Le ta analizojme pak më tej, për të treguar se LSI ka treguar qetësi dhe maturi në këto vite, edhe pse është vjedhur e dëmtuar jo rrallë.

LSI në këtë proces veshje & zhveshje, ka njohur vetëm rritje, ose thënë ndryshe, sipas gjuhës se përdorur nga Hila, i "ka mbathur e zbathur normalish brekët", pa dhunë e eksese, duke pranuar gabimet e marrë përsipër edhe faturën e votuesit në çdo garë elektorale.

U bënë mbi 10 vjet që LSI, rritet çdo vit, ne elektorat e përfaqësim. Në pushtetin qendror dhe atë vendor. Në kuvend e në bashki. Në institucionet qendrore dhe ato të pavarura. Por, kjo s'do të thotë se ajo ia heq brekët nga koka institucioneve apo individëve kur këto i ka gjetur shpesh herë edhe "pa brekë" apo duke i hequr. Apo jo? Partitë kryesore në këtë vend janë pak a shume njëlloj në vese. Nëse do ishte më ndryshe s'do kishte rënë në sy as ky ves, se nga "i heqim apo na i heqin breket". Në Europën ku pretendojmë të shkojmë, shpesh s'mbajnë fare brekë!” është komenti sa ironik dhe humoristik i Ylli Dylgjerit . 

Menjëherë reagon Dritan Hila ekskluzivisht per newsbomb.al duke hedhur poshte pretendimet e Dylgjerit.

“Zoti Dylgjeri, shprehja që "LSI të heq brekët nga koka" është thjeshtë një metaforë e marrë nga folklori jugut, për të karakterizuar luftën e fortë që bën LSI në terren për të mbrojtur çdo votë të saj nga tjetërsimi. Nëse do të thoja që "LSI bën presing" me siguri nuk do të kishte të njëjtën ngarkesë stilistike. Nuk ka asnjë aludim "vellavrasës". Me këtë rast ju uroj suksese në Vore. Cilido qoftë Sallaku, është më mirë se një qe ka 3 mandate”, thumbon Hila për newsbomb.al.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Donald Lu ‘’kokë më kokë’’ me Bujar Nishanin, takim në Presidencë 5 ditë para zgjedhjeve
Politikanët të zënë me fushatën, s’ka Parlament »
Article Logic
Execution time: 0.031838893890381
array(1) { ["section"]=> string(103) "analisti-thote-se-lsi-te-heq-breket-reagon-dylgjeri-jeni-xheloz-se-ka-10-vjet-qe-lsi-vetem-rritet-13715" }