Analiza e AKU, Sejko: Sfidë standardizimi dhe rritja e cilësisë së inspektimeve

Publikuar tek: ekonomi, më 23:04 27-02-2017 Analiza e AKU, Sejko: Sfidë standardizimi dhe rritja e cilësisë së inspektimeve

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit zhvilloi gjatë ditës së sotme në qytetin e Korçës, analizën vjetore për vitin 2016 me pjesëmarrjen e Ministrit të Bujqësisë, Zhvillmit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti, drejtues të institucionit dhe përfaqësues nga Inspektoriati Qendror.

 

Në fjalën e tij  Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, Dritan Sejko, evidentoi disa nga arritjet dhe problematikat e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për vitin 2016, duke filluar  që nga  përmirësimi i kuadrit ligjor ekzistues, në përmirësimin e anës dokumentare të inspektimeve, deri tek problematikat e infrastrukturës në një pjesë të godinave të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. 

Sejko deklaroi se “AKU do të jetë në monitorim dhe kontroll të vazhdueshëm për të parandaluar, çdo risk dhe cdo pasojë, i cili cënon shëndetin e konsumatorit shqiptar”.

Sipas Drejtorit të AKU-së, standardizimi dhe rritja e cilësisë së inspektimeve është  një sfidë e vazhdueshme për AKU-në, e cila tashmë është në rrugën e duhur edhe me fillimin e inspektimeve online. 

“Sa më shumë të kemi ndërgjegjësim të konsumatorit, aq më  shumë do të rritet përgjegjshmëria e institucioneve”, tha Sejko, i cili nënvizoi se “ Inspektori dixhital  që sapo ka hyrë në përdorim, do të jetë një portal online që do të ndihmojë AKU-në të jetë sa më afër konsumatorëve shqiptarë , në të gjitha denoncimet në lidhje me sigurinë e produkteve ushqimore“.            

Ministri i Bujqësisë, Zhvilllimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Panariti në fjalën e tij përshëndetëse e vuri theksin në rëndësinë dhe efikasitetin e laboratorëve rajonalë të AKU-së, si parandaluesit kryesorë të ndotësve në zinxhirin ushqimor.

“Unë kërkoj që laboratorët rajonalë të AKU-së, të jenë në lartësinë e duhur nëpërmjet forcimit të kapaciteteve të tyre”, deklaroi Ministri Panariti , duke nënvizuar se, “me mbështetjen e projekteve të BE-së do të mundësohen pajisje moderne, për të kryer analiza komplekse“, por për këtë theksoi Panariti” duhen trajnime të vazhdueshme të stafeve të shtatë laboratorëve rajonalë të AKU-së “.

Edhe krijimi i KODEX shqiptar të produkteve ushqimore shqiptare , përbën sipas Ministrit Panariti, një domosdoshmëri për prodhuesit, përpunuesit dhe tregtuesit, të cilët duhet të kenë një pikë referimi, ku në mënyrë integrale të ofrojmë standardet e cilësisë dhe sigurisë ushqimore  në procesin e prodhimit , paketimit dhe shpërndarjes së produkteve ushqimore.

16904668_1151071431662881_3072559619347858777_o_1.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019021987915039
array(1) { ["section"]=> string(83) "analiza-e-aku-sejko-sfide-standardizimi-dhe-rritja-e-cilesise-se-inspektimeve-70166" }