Analiza e DPPP: Trafikimi i lëndëve narkotike, burim kryesor pastrimi parash në Shqipëri

Publikuar tek: ekonomi, më 18:29 08-09-2016 Analiza e DPPP: Trafikimi i lëndëve narkotike, burim kryesor pastrimi parash në Shqipëri

Sipas analizës së bërë nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPP), trafikimi i lëndëve narkotike çmohet si burimi kryesor për pastrimin e parave të pista në Shqipëri. Analiza është bërë në kuadër të identifikimit të fenomenit me bazë risku.

Dokumenti i vlerësimit të riskut u është paraqitur të gjitha institucioneve domethënëse në vend, organeve mbikëqyrëse, subjekteve financiare bankare, shoqërive të transfertave etj.

Sipas DPPP­-së, rreziku dhe kërcënimi kryesor i identifikuar për pastrimin e parave është produkti kriminal i cili çmohet se buron kryesisht nga trafikimi i lëndëve narkotike, krime në fushën doganore dhe tatimore (si kontrabanda, fshehja e të ardhurave, mashtrimi me TVSH) dhe korrupsioni, vepra këto që mendohet se dominojnë të ardhurat kriminale, raporton Monitor.

Rreziku i dytë më i madh për pastrimin parave konsiderohet transporti i parasë fizike në hyrje/dalje nga pikat e kalimit të kufirit.

Analiza e DPPP-­së ka arritur në përfundimin se fenomeni i transportit cash të vlerave monetare në pikat kufitare është i ndjeshëm, ndërkohë që deklarimet dhe ndëshkimet për këtë vepër penale të mosdeklarimit janë minimale.

Nga ana tjetër, informaliteti i lartë në ekonomi dhe përdorimi në shkallë të gjerë i parasë fizike, vështirësojnë detektimin dhe hetimin e fenomenit. Nisur nga të dhënat e përfituara, rezulton se mundësia e identifikimit të rasteve të dyshimta në nivel inteligjence është në nivel të mirë, mirëpo hetimi paraqet probleme të dukshme dhe kjo ndikon edhe në dërgimin e shumë pak rasteve në Gjykatë.

Hetimi i rasteve të pastrimit të parave në mënyrë autonome (pra kur personi nuk e ka kryer veprën e origjinës) ngelet ende në nivele të ulëta.

Sipas shpjegimeve të DPPP­-së, në eficencën e hetimeve ndikon edhe fakti se për një pjesë të konsiderueshme të rasteve nevojitet ekzekutimi i letër­porosive nga autoritetet e huaja gjyqësore, ekzekutim ky që kryhet me shumë vonesë dhe që ndikon negativisht në hetim, duke çuar në marrjen e vendimeve të pushimit apo pezullimit të procedimeve penale.

Konfiskimet në zbatim të legjislacionit penal për çështjet e pastrimit të parave janë në nivele minimale.

 Më tej edhe zbatimi i Ligjit Nr. 10 192, datë 3.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” i ndryshuar është shumë larg pritshmërisë dhe mundësive që ky ligj jep në kuadër të konfiskimit të produkteve kriminale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025099992752075
array(1) { ["section"]=> string(92) "analiza-e-dppp-trafikimi-i-lendeve-narkotike-burim-kryesor-pastrimi-parash-ne-shqiperi-52328" }