Analiza e Washington Time: Loja e Donald Lu me Ramën kundër presidentit Trump

Publikuar tek: barometri, më 09:02 24-08-2018 Analiza e Washington Time: Loja e Donald Lu me Ramën kundër presidentit Trump Donald Lu-Edi Rama

Washington Time, nJë ndër mediat më të mëdha amerikane i ka kushtuar një shkrim ditën e djeshme qëndrimit të Ambasadorit amerikan Donald Lu në Shqipëri dhe marrëdhënies së tij me Edi Ramën.

Sipas WT,  Donald Lu, ishte i njohur për ndjekjen e një axhende për popullin shqiptar, duke vepruar si një Car, duke mbështetur qeverinë socialiste nën drejtimin e Xhorxh Soros, në një nga vendet më proamerikan në botë, e ndërsa shton se edhe më herët ata kanë dokumentuar qendrimet e çuditshme të ambasadorit. 

Gjithashtu, media amerikane ka shtuar se riemërimi i Donald Lu në Kirgistan, pasi mandati në Tiranë përfundoi para pak kohësh, ka nevojë për një analizë të dytë.

“Megjithatë, duket se anti-Trumpët e majtë, të emëruar nga Obama në Departamentin e Shtetit, janë akoma aktivë në Shqipëri, duke treguar mungesë respekti për Presidentin amerikan, sepse detyra e tyre është t’i shërbejnë interesit të shtetit, sepse zbatojnë politikat e administrimit jashtë Amerikës”, shkruan Washington Time.

Ndërkohë, që ka shtruar dhe pyetjen “A mund të imagjinoni kreun e ambasadës amerikane në një vend të huaj që në mënyrë aktive nuk i bindet presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe axhendës së tij”, duke shtuar se çfarë mund të pritet nga politikanët shqiptarë në lidhje me njoftimet e Shtëpisë së Bardhë, kur Ambasada atje nënvlerëson çdo inisiativë presidenciale.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027365922927856
array(1) { ["section"]=> string(83) "analiza-e-washington-time-loja-e-donald-lu-me-ramen-kunder-presidentit-trump-131997" }