Andi Bejtja sulmon kryeministrin: Kriminale të harxhosh para për prezervativin e transparencës

Publikuar tek: politike, më 08:32 18-10-2015 Andi Bejtja sulmon kryeministrin: Kriminale të harxhosh para për prezervativin e transparencës Andi Bejtja analist dhe Edi Rama kryeminister

Analisti Andi Bejtja, i cili punonte si drejtor informacioni në Agon Channel, tashmë i mbyllur nga qeveria, ka akuzuar qeverinë, kryeministrin dhe drejtorin e komunikimit të kryeministrit se po përdorin paratë e taksapaguesve shqiptarë për një raport të deformuar që kërkon të vendosë me median dhe publikun nëpërmjet portalit “transparenca”. 

Në komentin e botuar në syri.net, Andi Bejtja shkruan se kjo ngjarje “është nga më të rëndat, që nxjerr në pah më shumë se çdo gjë tjetër raportin që ka kjo qeveri me demokracinë dhe median”. Jo vetëm kaq, por Bejtja shkruan se qeveria kërkon ta trajtojë fenomenin si një “temë rozë”.

Bejtja argumenton se nuk është I nevojshëm një portal që do të kërkojë para dhe financime nga taksapaguesit, përsa kohë që çdo institucion zyrtar ka foltoren e vet. Krijimin e këtij portali e konsideron si “një akt thjesht dhe vetëm komunist”.

Në analizën e tij vlerëson Edi Ramën për një shprehje të thënë dikur. “Media shqiptare, – ka thënë dikur ai, po e perifrazoj, – është pasqyruese e së vërtetës të njërës apo tjetrës palë, por nuk është në gjendje t’u servirë shqiptarëve të vërtetën absolute që është vetëm një, që mund të jetë përtej këtyre palëve, por edhe mund t’i përkasë njërës prej palëve”, shkruan Bejtja duke perifrazuar Ramën.

“Është kriminale që shqiptarët të harxhojnë lekë jo për transparencën, po për prezervativin e transparencës. Se ç’mentalitet, ç’qasje kanë këshilltari dhe Kryeministri për median, transparencën dhe të vërtetën tashmë e kemi të qartë. Mbylleni këtë portal, të paktën kurseni lekët e shqiptarëve”, shkruan Bejtja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Socialistët e Dibrës kryqëzojnë Lindita Nikollën e Çim Canin: Në administratë, të paaftë të PD
Filip Çakulli mbush 60 vjeç, shuan sherrin e fundit, ul në tavolinë Ramën e Metën »
Article Logic
Execution time: 0.025574922561646
array(1) { ["section"]=> string(99) "andi-bejtja-sulmon-kryeministrin-kriminale-te-harxhosh-para-per-prezervativin-e-transparences-23377" }