Andi Lila i pafat. Dëmtohet në ndeshjen debutuese me Parmën

Publikuar tek: sport, më 13:41 17-01-2015 Andi Lila i pafat. Dëmtohet në ndeshjen debutuese me Parmën

Ka zgjatur vetëm 12 minuta debutimi në Seria A i mesfushori të ekipit kombëtar Andi Lila kundër Kaljarit. Futbollisti ka pësuar një dëmtim muskulor në këmbën e djathtë. Burime pranë stafit mjekësor të ekipit italian, pohojnë se ky dëmtim pritet që ta mbajë rreth 2 muaj larg fushave të blerta.

 

Lila, gjatë merkatos së janarit është transferuar tek ekipi i Parmës në formë huazimi me të drejtë blerje. Gjatë seancave stërvitore Lila ka impresionuar teknikun Donadoni, dhe ka fituar një vend titullari në 11-shen e ekipit të Parmës.

Andi Lila i intervistuar nga Sportnews është shprehur: “E kisha pritur atë çast që të debutoja prej shumë kohësh. Fatkeqësisht nuk e arrita si doja, pasi pata një tërheqje në pulpë, diçka që nuk më lejoi të vazhdoja më tej. Pata një problem që në minutat e para. Unë e vazhdova lojën, edhe pse duhej që të kisha dalë, pastaj ndjeva që kisha më tepër dhembje dhe nuk mund të vazhdoja dot të vrapoja dhe dola. Nuk kisha fat këtë herë, por e ndiej që shumë shpejt do të kthehem edhe më i fortë”

Ndërsa për sa i përket ekipit të tij të ri, Parmës: “Nuk e kisha pritur që të gjeja gjithë këtë mikpritje në klubin e Parmës që në ditët e para, por unë që në fillim ndihesha sikur kisha kohë që luaja me këtë skuadër, duke parë që edhe trajneri, që në 2-3 ditët e para që më pa në stërvitje, më tha fjalët më të mira, ‘për mua je gati, je pjesë e klubit’, plus që edhe shokët e skuadrës më kanë pritur shumë mirë. Sjella ime shpresoj që të ketë bërë që të jem pjesë e grupit në një kohë shumë të shkurtër”, tha Lila.
Ndeshja Parma-Kaljari, ishte për kualifikueset në çerekfinale të  Kupës së Italisë dhe ka përfunduar me rezultatin 2-1 për ekipin emilian të Parmës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Going Down the Up Escalator?
Shaqiri prezantohet si shqiptar tek Interi »
Article Logic
Execution time: 0.022433996200562
array(1) { ["section"]=> string(62) "andi-lila-i-pafat-demtohet-ne-ndeshjen-debutuese-me-parmen-787" }