Andi Lila: Në Francë do lëmë gjurmë

Publikuar tek: sport, më 15:42 22-05-2016 Andi Lila: Në Francë do lëmë gjurmë

Një ditë më parë Gianni De Biasi publikoi listën e 27 lojtarëve kuqezi që do të grumbullohen në qendrën stërvitore në Austri. Pjesë e kësaj liste ishte edhe mesfushori kavajas, Andi Lila, i cili nga aeroporti i Rinasit foli për Supersport duke u shprehur mjaft optimist për një paraqitje sa më dinjitoze në Kampionatin Europian.

“Me padurim po e presim, sepse kemi kohë që përgatitemi për këtë gjë. Është diçka që ndodh vetëm një herë në jetë. Shpresojmë ta shijojmë në maksimum si ne ashtu edhe të gjithë shqiptarët, edhe të bëjmë rezultate të mira si kemi bërë kohët e fundit. Është diçka e jashtëzakonshme. Shpresoj të jemi mirë edhe nga ana shëndetësore dhe në formën fizike për të bërë më të mirën”, u shpreh Lila për Supersport.

Edhe pse objektivi kryesor, ai i pjesëmarrjes në Kampionatin Europian u realizua, Andi Lila nuk përcakton kufij. Mbrojtësi i Pas Janinës ka besim.

“Siç është edhe shprehja e urtë popullore “Oreksi vjen duke ngrënë”. I kemi të gjitha mundësitë, sepse në futboll nuk ka më diferenca. Përderisa quhen finale, skuadrat janë thuajse në të njëjtin nivel. Shpresoj që t’ia dalim”, u shpreh Lila.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mesazhi që De Biasi u dërgoi futbollistëve përpara publikimit të listës
Kukësi fiton për herë të parë në histori Kupën e Shqipërisë »
Article Logic
Execution time: 0.020581960678101
array(1) { ["section"]=> string(40) "andi-lila-ne-france-do-leme-gjurme-41177" }