Andi Lila nuk i përmban emocionet: Më duket si hera ime e parë, nuk më zuri gjumi gjithë natën

Publikuar tek: sport, më 18:44 09-10-2018 Andi Lila nuk i përmban emocionet: Më duket si hera ime e parë, nuk më zuri gjumi gjithë natën

Në konferencën për shtyp të ditës së sotme të trajnerit të Kombëtares Kristian Panuçi, tekniku italian është shoqëruar edhe nga futbollisti Andi Lila.

Mesfushori ka folur rreth ndeshjeve ndaj Jordanisë nesër dhe Izraelit 4 ditë më vonë, ndërkohë që nuk fshehu emocionet që përjeton kur merr ftesë për t’u grumbulluar me kuqezinjtë.

“Jam që në 2007 me Kombëtaren dhe gjithmonë kur vjen ftesa për grumbullim më duket sikur është hera ime e parë. Herën e fundit nuk më zuri gjumi një natë para se të vija në grumbullim. Është gjëja më e bukur që mund t’i ndodh një lojtari. Forca e ekipit tonë është grupi. Nëse kemi një grup kompakt ndeshja me Izraelin do flasë në favorin tonë. Shpresojmë shumë të marrim pikët maksimale dhe të jemi të parët në grup. Përqëndrimi si fillim është i gjithi në ndeshjen me Jordaninë. Shumë respekt për të gjithë kapitenët, por në Kombëtare të gjithë lojtarët janë njësoj. Roli i kapitenit nuk krijon diferenca me pjesën tjetër të lojtarëve”, është shprehur ndër të tjera Lila përpara gazetarëve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Pirdhuni bij kurvash”, FEDERATA hap hetimin për deklaratën e trajnerit pas ndeshjes
Dhuna jashtë kafazit pas fitores ndaj McGregor, reagon babai i Khabib: Do ta ndëshkoj rëndë »
Article Logic
Execution time: 0.0042619705200195
array(1) { ["section"]=> string(99) "andi-lila-nuk-i-permban-emocionet-me-duket-si-hera-ime-e-pare-nuk-me-zuri-gjumi-gjithe-naten-137210" }