Andi Lila ‘’zbor’’ pilotëve gjatë udhëtimit për në Lion dhe ata bëjnë ç’u kërkon mesfushori

Publikuar tek: sport, më 12:54 18-06-2016 Andi Lila ‘’zbor’’ pilotëve gjatë udhëtimit për në Lion dhe ata bëjnë ç’u kërkon mesfushori

Andi Lila nuk e ka mbajtur dot ‘’inatin’’ e këtyre herëve kur Shqipëria është penalizuar rëndë, në minutat e fundit. Ndeshja me Francën qe treguesi, se si djemtë tanë nuk arritën të mbronin portën në minutën e ’89-të, duke ngrënë dy gola në vijim.

E si për të hequr këtë mërzi, por edhe për t’i dhënë vetes pak shpresë për ndeshjen e nesërme me Rumaninë, fitore e cila do na kualifikonte, mesfushori Lila është futur në kabinën e pilotëve francezë para se avioni të nisej drejt Lionit.

Ai i ka detyruar ata të mbajnë fashën me emrin e bukur ‘”Albania’’, si sfond për foton e tij. Kuptohet që ‘’detyrimi’’ nuk ka qenë tipik shqiptar, por me mirësjellje…Kaq e kanë pak francezët, apo jo, që u bëmë ‘’zbor’’ për 89 minuta dhe në fund tinëzisht e futën topin në rrjetet e Berishës?!

andililaflamur.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022494077682495
array(1) { ["section"]=> string(93) "andi-lila-zbor-piloteve-gjate-udhetimit-per-ne-lion-dhe-ata-bejne-c-u-kerkon-mesfushori-43902" }