Andrea Pirlo mbledh legjendat e futbollit, të gjithë për të nderuar 'mjeshtrin' në 'San Siro'

Publikuar tek: sport, më 23:27 02-05-2018 Andrea Pirlo mbledh legjendat e futbollit, të gjithë për të nderuar 'mjeshtrin' në 'San Siro'

Andrea Pirlo dha lajmin në fund të vitit të kaluar se do tërhiqej nga futbolli.

Një lajm që përloti tifozët anë e mbanë Botës, pasi të gjithë po shikonin të largohej një prej ‘maestrove’ të mesfushës. Por klasin e italianit do kemi mundësi ta shijojmë edhe njëherë në datën 21 maj në ‘San Siro’ ku do luajë ndeshjen e tij të lamtumirës zyrtare nga futbolli.

Në një ndeshje të tillë në nderim të Pirlos do jenë pjesëmarrës edhe legjenda të tjera të futbollit botëror. Duke filluar nga emra si: Del Piero, Totti apo edhe Maldini e Buffon. Një ndeshje për të mos u humbur ku do vihen përballë ata që kanë shkruar faqe të arta të futbollit.

Më poshtë është edhe lista e pjesëmarrëvse në ndeshjen e lamtumirës së Pirlos. Portierë: Buffon, Dida, Storari, Abbiati. Mbrojtës: Adani, Barzagli, Bonera, Bonucci, Cannavaro, Cafu, Chiellini, Costacurta, Favalli, Ferrara, Grosso, Jankulovski, Kaladze, Lichtsteiner, Maldini, Materazzi, Nesta, Oddo, Serginho, Simic, Zambrotta. Mesfushorë: Albertini, Ambrosini, Baronio, Brocchi, Camoranesi, De Rossi, Diamanti, Gattuso, Lampard, Leonardo, Marchisio, Pepe, Perrotta, Rui Costa, Seedorf, Verratti, Diana. Sulmues: Totti dhe Del Piero që kanë konfirmuar pjesëmarrjen ndërsa pritet të shtohen edhe emra të tjerë.

Andrea Pirlo mbledh legjendat e futbollit, të gjithë për të nderuar ‘mjeshtrin’ në ‘San Siro’. Newsport/ 

31932741_1921491264529576_5943860719026962432_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbyllet sfida, REAL MADRID finalistja e parë e CHAMPIONS LEAGUE
»
Article Logic
Execution time: 0.022753000259399
array(1) { ["section"]=> string(95) "andrea-pirlo-mbledh-legjendat-e-futbollit-te-gjithe-per-te-nderuar-mjeshtrin-ne-san-siro-119231" }