Andrra Destani “e paduruar” në fund të shtatzënisë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:12 18-02-2016 Andrra Destani “e paduruar” në fund të shtatzënisë

Andrra Destani mezi po e pret ardhjen në jetë të fëmijës së saj të parë…

Në profilin e saj në instagram Andrra ka postuar një fotografi të barkut të saj dhe mbi bluzë shkruhet: Loading… please wait… përkrah kësaj fotoje ajo shkruan: Nuk mund të pres…

Bashkëshortja e Sinan Hoxhës modelja  Andrra Destani do të sjellë në jetë edhe frytin e dashurisë së tyre. Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, gjininë e së cilës ata kanë preferuar të mos e bëjnë të ditur për mediat.

Në shtator Sinani dhe Andrra kurorëzuan dashurinë e tyre në një dasëm madhështore ku ishin të ftuar mbi 1 mijë persona dhe zgjati 3 ditë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066699981689453
array(1) { ["section"]=> string(54) "andrra-destani-e-paduruar-ne-fund-te-shtatzenise-32937" }