‘Andrra N’Tren’: Vagonët e vjetër përshkojnë Shkodrën në nder të Ditës së Jazzit (FOTO)

Publikuar tek: kulture-art, më 16:34 02-05-2018 ‘Andrra N’Tren’: Vagonët e vjetër përshkojnë Shkodrën në nder të Ditës së Jazzit (FOTO) Pamje nga festimet

Rinia shqiptare është drejtuar mëngjesin e 30 prillit për në Shkodër, jo me makina, por me vagonët e vjetër të trenit të linjës, për të nderuar kështu siç i ka hije Jazz-in.

Këtë gjë e ka rizgjuar vetëm pas dy ditësh gazetarja e njohur Arlinda Çausholli, e cila e ka përshkruar këtë udhëtim si unik, i festuar me këngë e vallëzime, njerëz të veshur si në kohën kur u krijua jazzi, ndërsa vapa nuk ka arritur tu shuajë për asnjë moment buzëqeshjen.

POSTIMI I PLOTË:

TRENI I HARMONISË

Arlinda Çausholli

Për të tretin vit radhazi, treni i linjës Tiranë-Shkodër mori jetë dhe rrugë me udhëtarë jo të zakonshëm. Dashamirës të muzikës jazz, të finesës, elegancës - jo vetëm fizike - por edhe harmonisë njerëzore, hipën në vagona të vjetër, të lyer nga duar mjeshtrash, për të ecur prapa në kohë, në vitet 1940 – 1950.

Përtej veshjeve të atyre viteve, përtej njerëzve të bukur, përtej nismës të jashtëzakonshmë që rrah zemrën e një vendi të vogël prej 45 metrash katrorë këtu në Tiranë që quhet “Hemingëay”, ky ishte treni i harmonisë.

Në një maratonë muzike sëing dhe kërcimi prej 12 orësh, rreth 400 veta ndenjën bashkë nën tingujt e muzikës të gëzueshme, ritmike dhe ironike.

Hapësirat janë të vogla nëpër vagonë, xhamat thuajse të thyer, copat e tyre janë kapur me ngjitëse transparente, është vapë, por buzëqeshjet dhe dashamirësia e të panjohurve ndaj njëri-tjetrit nuk u ndal.

Ky është mbase destinacioni i vërtetë i këtij treni. Njerëzit që e duan mirësinë dhe që vlerësojnë buzëqeshjen e një të panjohuri... t’i çojë aty ku u përket. Edhe pse për pak orë.

Tingujt dhe vallëzimet vazhduan nëpër rrugica e Shkodrës, në shesh te Kafja e Madhe, tek Muzeu i Diktaturës, në kujtim të gjithë atyre që u dënuan pse dashuruan muzikën e huaj, dhe e ulën siparin në Teatrin Migjeni.

Për ne që ishim pjesë e rrugëtimit “Andrra N’Tren”, ishte e prekshme, e dukshme, thelbësore, unike, e dlirtë për t’u parë dhe fantastike për t’u jetuar, që thjeshtësia njerëzore ishte ulur në sediljet më të bukura të Shqipërisë.

Mirënjohje për të gjithë ata që i dhanë jetë andrrës.

jazz-13.jpgjazz-10-696x465.jpgjazz-7.jpgjazz-4.jpgjazz-3.jpgjazz-1.jpgjazz-9.jpgjazz-8.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas turneut letrar në Barcelonë, rrëfehet Irma Kurti: Mes dramës së vdekjes së babait dhe gëzimit
»
Article Logic
Execution time: 0.025722026824951
array(1) { ["section"]=> string(89) "andrra-n-tren-vagonet-e-vjeter-pershkojne-shkodren-ne-nder-te-dites-se-jazzit-foto-119186" }