Anëtarësimi me dhunë në Dhomën e Tregtisë, një mësim i mirë për bizneset

Publikuar tek: ekonomi, më 20:33 30-09-2016 Anëtarësimi me dhunë në Dhomën e Tregtisë, një mësim i mirë për bizneset

Gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri anëtarësimin e bizneseve në Dhomën e Tregtisë e sheh si një mësim të mirë për bizneset. Dhe kjo jo për shkak se është ligji i mirë por për shkak të heshtjes së këtyre shoqatave muaj më parë.

“Nëse ka një ligj për të cilin më është bere qejfi është ky që detyron bizneset të antarësohen me dhunë tek Dhoma e Tregtisë. Mu bë qejfi jo pse është nje ligj i mirë. Përkundrazi ai është një ligj thellësisht komunist dhe grabitqar.

Por mu be qejfi se kur ne nisem te merreshim me kete histori kater pese muaj me pare keto shoqatat e biznesit nuk pipetinin. I kam ndjekur nga mbrapa thuajse te gjithe drejtuesit e grupimeve alternative te biznesit duke ju lutur qe te flisnin publikisht per ligjin. Nuk fliste asnjeri.

E dini pse? Jo se kane frike. Por ketu cdo gje funksionon me kulisa dhe pazare. Edhe marredheniet e shoqatave te biznesit me qeverine apo inatitucionet keshtu funksionojne. Ne ate kohe perfaqesuesit e biznesit kujtonin se do benin pazar me qeverine dhe do e gjenin zgjidhjen.

E gjeten. Ta gezojne. Tani do shikojme te shperbehen te gjitha dhomat e tregtise. Pervec Dhomes Publike qe do jete shume, shume e forte, por ne varesi te qeverise. Ne gjithe kete histori me vjen keq per ate biznesmenin e vogel pa ze apo tregtarin ambulant qe punon per buken e gojes, te cileve sot u damkosen nje takse te re”-shkruan Tomorri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022539138793945
array(1) { ["section"]=> string(77) "anetaresimi-me-dhune-ne-dhomen-e-tregtise-nje-mesim-i-mire-per-bizneset-54680" }