Anëtarësimi në Dhomat e Tregtisë, Jaka: Ligji nuk rëndon sipërmarrjet private por u ofron shërbime

Publikuar tek: ekonomi, më 16:04 18-10-2016 Anëtarësimi në Dhomat e Tregtisë, Jaka: Ligji nuk rëndon sipërmarrjet private por u ofron shërbime

Kryetari i Dhomës së Tregtisë , Nikolin Jaka ka deklaruar sot se ligji “Për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë” nuk i rëndon sipërmarrjet private duke censuruar lirinë e biznesit por u krijon atyre lehtësira në marrjen e shërbimeve.

Sipërmarrjet, që ligji ua njeh si detyrim, nuk do të kenë penalitete nëse nuk do të paguajnë kuotën ose nëse nuk do të anëtarësohen, por ato s’do të mund të përfitojnë shërbimet që ofron Qendra Kombëtare e Biznesit. Me ligjin e ri të dhomave, shërbimet e QKB-së do të mund të ofrohen edhe brenda këtij organizmi falas, pa detyrime shtesë.

Sipas Kryetarit të Dhomës së Tregtisë, anëtarësimi i detyrueshëm nuk do të bëhet për çdo kompani në rastet kur një sipërmarrës ka më shumë se një të tillë.

Jaka bëri të ditur se do të ketë edhe një drejtor ekzekutiv, ndryshe nga kryetari aktual. “Drejtori ekskluziv do të jetë në dispozicion të plotë për sipërmarrësit”, tha Jaka.

Sipas “ligjit  NR. 9640, DATË 9.11.2006, “PËR DHOMAT E TREGTISË DHE INDUSTRISË”, anëtarë të Dhomës, në përputhje me këtë ligj, janë të gjitha subjektet tregtare të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), me përjashtim të subjekteve që janë të regjistruara në një Dhomë apo urdhër profesional të krijuar me ligj të veçantë.

-Kuota e anëtarësimit në Dhomë për të gjitha subjektet tregtare që regjistrohen për herë të parë në QKB është 100 (njëqind) lekë.

-Kuota vjetore e anëtarësimit në Dhomë për të gjithë personat fizikë është jo më shumë se 1 000 (një mijë) lekë. Kuota vjetore e anëtarësimit në Dhomë për të gjithë personat juridikë është jo më pak se 3 000 (tre mijë) lekë dhe jo më shumë se 100 000 (njëqind mijë) lekë.

-Anëtarët e Dhomës paguajnë kuotën vjetore të anëtarësisë brenda datës 31 mars të çdo viti. Masa dhe procedurat e vjeljes se kuotës përcaktohen nga asambleja e Dhomës, sipas kategorizimit.

Dhomat transferojnë pranë Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë 25 për qind të fondeve të mbledhura nga kuota e anëtarësisë brenda datës 15 prill të çdo viti.

Dhomat e qarqeve janë të detyruara të dërgojnë pranë Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, brenda datës 15 prill të çdo viti, listën e anëtarësisë dhe çdo 3 muaj përditësimin e kësaj liste, për efekt të pagesës së kontributit.

Një risi e ligjit është nxitja dhe mbështetja e sipërmarrjes së gruas dhe të rinjve, portali i biznesit, shërbimet online dhe një sërë risish të reja që lehtësojnë marrjen e shërbimeve.

Po ashtu ky ligj rrit mundësitë e integrimit europian nëpërmjet pjesmarrjeve në Këshillin Kombëtar të Integrimit apo në tryeza teknike e sektoriale në lidhje me sfidat e biznesit shqiptar në tregun e BE-së. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067241191864014
array(1) { ["section"]=> string(102) "anetaresimi-ne-dhomat-e-tregtise-jaka-ligji-nuk-rendon-sipermarrjet-private-por-u-ofron-sherbime-56603" }