Anëtari i PD reagon pas dorëheqjeve të ministrave të Bashës dhe ia thotë hapur Karabinës: Puna e hotelit me 5 yje s’hahet as me vaj e as me uthull

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:39 16-08-2017 Anëtari i PD reagon pas dorëheqjeve të ministrave të Bashës dhe ia thotë hapur Karabinës: Puna e hotelit me 5 yje s’hahet as me vaj e as me uthull

6 ministrat teknikë të Bashës dhe zv.kryeministrja të emëruar në bazë të marrëveshjes së 18 majit, kanë përgatitur dorëheqjen të cilën pritet ta zyrtarizojnë nesër.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar edhe anëtari i PD Julian Deda i cili thotë se kjo është gjëja më e mirë që mund të bënte Basha, ndonëse e bëri me vonesë. Deda komenton edhe ankesën e ministres teknike të Arsimit Mirela Karabina për faktin që nuk e akomoduan në një hotel me 5 yje gjatë një seminari në Gjakovë.

KOMENTI I PLOTË:

Dorehiqen ministrat teknike, ky eshte nje lajm i mire edhe pse i vonuar. Ne fakt Basha duhet ti kishte terhequr qe ne date 26 Qershor. Megjithate, ata bene veprimin e duhur duke u terhequr sot. 

Pra, mes "armiqve" dhe servileve, Basha kuptoi se armiqte kane te drejte ne kerkesen e tyre per te mos pritur Shtatorin. Sa me shume te rrinin aty, aq me shume i shtoheshin mundesit Edit, qe te perbalte personat ne fjale bashke me subjektin propozues, qe ne kete rast ishte PD. (Ne fakt ajo puna e hotelit me 5 yje, nuk hahet as me vaj as me uthull, po nejse, iku tani)

P.s. Terheqja, veprim i duhur edhe pse 1,5 muaj me vonese.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.049877882003784
array(1) { ["section"]=> string(151) "anetari-i-pd-reagon-pas-doreheqjeve-te-ministrave-te-bashes-dhe-ia-thote-hapur-karabines-puna-e-hotelit-me-5-yje-s-hahet-as-me-vaj-e-as-me-uthull-89270" }