Angela Martini dhe i dashuri milioner festë luksoze në shtëpi me yjet e Hollywood, vetëm 2 shqiptarë të ftuar (FOTOT)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 08:26 27-02-2017 Angela Martini dhe i dashuri milioner festë luksoze në shtëpi me yjet e Hollywood, vetëm 2 shqiptarë të ftuar (FOTOT)

Shtëpia e Angela Martinit dhe partnerit të saj Dragos Savulescu, është kthyer këtë fundjavë në shtëpinë e yjeve të “Hollywood”.

Për të disatin vit radhazi, Dragos ftoi edhe këtë herë në shtëpinë e tij, dy ditë përpara ndarjes së çmimeve “Oscars”, yje të kinemasë dhe jo vetëm. “RevistaWho.Com” ka zbuluar se në festën me 500 të ftuar ekskluziv, ishin pjesëmarrës fytyra shumë të njohura të showbiz, të tillë si: Leonardo Di Caprio, Mel Gibson, Paris Hilton, French Montana, Tobey Maguire, Adrien Brody, Kourtney Kardashian, Russell Simmons, Robin Thicke, etj.

Burime të besueshme pranë modeles bukuroshe, thanë për “Who” se më shumë se 200 njerëz të tjerë kanë pritur jashtë vilës për t’u bërë pjesë e këtij organizimi. Të vetmit shqiptarë që kanë qenë brenda festës së organizuar në vilën e milionerit rumun kanë qenë fotografi Fadil Berisha dhe kushëriri i Martinit, që është njëherësh edhe miku i saj i ngushtë. Dragos Savulescu është prej kohësh i përfshirë në industrinë e filmit amerikan, si producent dhe aktor. Ai është prej më shumë se një viti i lidhur me yllin shqiptar, Angela Martini.

festaaa-1.jpg

IMG_3270.jpg

IMG_3271-1.jpg

IMG_3272-1.jpg

IMG_3273-1.jpg

dragos-sss-1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026591062545776
array(1) { ["section"]=> string(120) "angela-martini-dhe-i-dashuri-milioner-feste-luksoze-ne-shtepi-me-yjet-e-hollywood-vetem-2-shqiptare-te-ftuar-fotot-70066" }