Angela Merkel: Bashkimi Europian në situatë kritike

Publikuar tek: bota, më 18:04 16-09-2016 Angela Merkel: Bashkimi Europian në situatë kritike

Bashkimi Evropian ndodhet në situatë kritike. Të paktën kështu tha kancelarja gjermane Angela Merkel, në takimin me liderat e BE-së në Sllovaki.

Samiti europian u mblodh për të diskutuar rreth mënyrave se si do t’a fitojnë besimin, pas votës së Britanisë për t’u larguar nga BE.

Merkel tha se ata duhet të tregojnë se mund të përmirësojnë sigurinë, bashkëpunimin dhe ekonominë.

Por vendet e BE-së janë thellësisht të ndarë në dy çështje: në mënyrën se si mendojnë ta forcojnë rritjen si edhe në mënyrën se si i përgjigjen fluksit të emigrantëve.

"Ju nuk mund t’i zgjidhni të gjitha problemet e Evropës në një samit të vetëm. Ajo që ne duhet të bëjmë është të tregojmë përmes veprave se ne mund t’i bëjmë gjërat më mirë në sferën e sigurisë, luftën kundër terrorizmit, si edhe në fushën e mbrojtjes." – tha zonja Merkel.

Edhe pse kryeministrja Theresa May nuk po merr pjesë në takim, padyshim largimi i Britanisë do të ndikojë në të gjitha shtetet e BE-së, prandaj nuk është çudi që po përmendet edhe në këtë samit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022166013717651
array(1) { ["section"]=> string(56) "angela-merkel-bashkimi-europian-ne-situate-kritike-53148" }