Angela Merkel zgjidhet për të katërtën herë KANCELARE e Gjermanisë, çfarë tha para NËNËS 89-vjeçare

Publikuar tek: bota, më 12:49 14-03-2018 Angela Merkel zgjidhet për të katërtën herë KANCELARE e Gjermanisë, çfarë tha para NËNËS 89-vjeçare Angela Merkel dhe reagimi i të ëmës 89-vjeçare

Angela Merkel u zgjodh paraditen e sotme për të katërtën herë si kancelare e Gjermanisë, 6 muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

Zonja Merkel mori 364 vota nga 709 në raundin e parë të votimit në Parlament që ishte -11 vota më pak sesa kërkoheshin për të fituar shumicën absolute, por 35 më pak nëse të gjithë anëtarët e koalicionit qeverisës do të kishin hedhur votën në favor, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Kristian demokratët e Merkelit dhe Socialdemokratët që kanë rënë dakord të hyjnë bashkë në koalicion, kanë gjithsej 399 vota.

“Një votim i qartë dhe një fillim I qetë” shkruan Annegret Kramp Karrenbauer, sekretare e përgjithshme e partisë së Merkelit. “Tani me vrull të plotë përpara për Gjermaninë”.

Kancelarja mori ovacione, shtrëngime duarsh dhe lule nga delegatët e të gjithë spektrit politik, por në llozhë qëndronte edhe nëna e saj 89 vjecare Herlind Kasner. Nëna qëndronte pranë bashkëshortit të Merkel, Joachim Sauer dhe këshilltarit Beate Baumann.

Nëna e Merkel, gjatë ceremonisë, ishte gjithmonë e kujdeshme, dhe shpeshherë e emocionuar, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Angela Dorothea Merkel, u lind në korrik 1954 në Hamburg, Gjermani. Një vajzë këmbësorie, që duhet të migronte me nënën e saj në lindje, pasi babai I saj vendosi të qëndronte në Gjermaninë Lindore.

“E pranoj zgjedhjen” tha Merkel, edhe përpara nënës së vet 89 vjeçare.

Zgjedhja e Merkelit si kancelare për të katërtën herë, erdhi pas krizës së parë politike, pas qëndrimit prej 12 vitesh të qeta në krye të Gjermanisë.

nena.jpg

nena1.jpg

n_ena32.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U nda sot nga jeta, ja 10 thëniet më të famshme të fizikantit Stephen Hawking ( PËR T’U LEXUAR!)
Sulmi ndaj ish-agjentit, ashpërsohen tonet mes Rusisë e Britanisë, May ‘plas bombën’: Do dëbojmë 23 diplomatë »
Article Logic
Execution time: 0.019224166870117
array(1) { ["section"]=> string(105) "angela-merkel-zgjidhet-per-te-katerten-here-kancelare-e-gjermanise-cfare-tha-para-nenes-89-vjecare-113227" }