Angelina Jolie emërohet pedagoge në “London School of Economics”

Publikuar tek: bota, më 20:05 23-05-2016 Angelina Jolie emërohet pedagoge në “London School of Economics”

Fituesen e çmimit “Oscar”, Angelina Jolie do e shohim së shpejti edhe në rolin e pedagoges. Aktorja hollivudiane është zgjedhur si pedagoge e jashtme në një prej universiteteve më prestigjoze në botë, “London School of Economics”.

Ajo di bashkohet ish-ministrit të Jashtëm britanik, William Hague si lektore në “Qendrën për gratë, paqe dhe siguri” të këtij universiteti, ku do të ndihmojë studentët në programet e masterit.

Jolie është ambasadore e Agjencisë së Refugjatëve pranë OKB-së dhe shpesh herë ka qenë një zë i fortë në fushatën për mbrojtjen e të drejtave të refugjatëve dhe grave në të gjithë botën.

“Jam shumë e inkurajuar për krijimin e këtij programi master. Shpresoj që institucione të tjera akademike të ndjekin këtë shembull, pasi është jetike për ne të zgjerojmë diskutimin se si të avancohet në të drejtat e grave. Po pres t’u mësojë dhe të mësoj nga studentët, si dhe të ndaj eksperiencat e mia në punën me qeveritë dhe OKB-në”, është shprehur Angelina Jolie.

Kursi një vjeçar do të përfshijë module të studimeve për Paqen, Sigurinë, të Drejtat e Njeriut dhe Grave.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03065299987793
array(1) { ["section"]=> string(68) "angelina-jolie-emerohet-pedagoge-ne-london-school-of-economics-41289" }