Angli, vihen në dyshim sondazhet pas rezultatit, do hapet hetim

Publikuar tek: bota, më 16:24 08-05-2015 Angli, vihen në dyshim sondazhet pas rezultatit, do hapet hetim Dokumenti i hetimit i hapur per sondazhet

Sondazhet në Britani janë vënë nën kritikat e të gjithëve, vetëm një ditë pas përfundimit të zgjedhjeve dhe shpalljes së rezultatit, raporton BBC. Profesori John Curtice nga Strathclde University thotë: “Sondazhet mund të jenë gabim, ose mund të kenë pasur një ritëm të vonuar”. 

Problemi me sondazhet ka qenë se ata nënvleftësuan mbështetjen që do të merrnin Konservativët dhe vlerësuan mbështetjen për laburistët, tha ai. Megjithatë, sondazhet kanë qenë të drejta për SNP dhe Liberal Demokratët.

“Industria e kërkimit të tregut do ta mbajë mend gjatë një fakt të tillë” thotë ai duke shtuar se do të ketë një hetim për të parë se çfarë ka ndodhur, ashtu sikurse ndodhi edhe në sondazhet e vitit 1992, kur sondazhet gabuan shumë.

Andreë Marr thotë se problemi me sondazhet ishte se fushata zgjedhore është parë nga prizmi i tyre që rezultoi i gabuar. Duhet që fushata tjetër të bëhet pa sondazhe, thotë ai. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022645950317383
array(1) { ["section"]=> string(67) "angli-vihen-ne-dyshim-sondazhet-pas-rezultatit-do-hapet-hetim-10661" }