Ankesat e Finos në 'KAS', Duka: Nuk mund të zbatojmë rregulloren e njerëzve të cilët as nuk prezantohen

Publikuar tek: sport, më 20:29 26-04-2018 Ankesat e Finos në 'KAS', Duka: Nuk mund të zbatojmë rregulloren e njerëzve të cilët as nuk prezantohen

Një letër që ka mbërritur në Federatën Shqiptare të Fubollit ka bërë që të reagoi vetë Presidentin e saj Armando Dukën.

Letra e ardhur nga “Këshilli i Arbitrazhit Sportiv” e cila fton FSHF të zbatoj një rregullore të krijuar nga vetë ky Këshill, por që sipas Dukës ata i janë drejtuar në një mënyrë anonime dhe nuk mundet ta marrin për bazë diçka si kjo.

Letra e plotë e Dukës:

Pergjigje nje letre te marre ne daten 16.04.2018 nga dikush që prezantohet si Këshilli i Arbitrazhit Sportiv.

Kujtdo që na është drejtuar si KAS,

I/E nderuar zonjë/zotëri që prezantohesh si Sekretar i një organizatë që sipas jush quhet KAS,

Kemi marrë në adresën tonë letrën e quajtur Njoftim të datës 10.04.2018, ku na bëni të ditur se për rrethana apo kondita që janë të panjohura prej nesh ju na bëni të ditur se mesa duket e konsideroni vetën përfaqësues të një organizate që qenka e legjitimuar të zhvillojë një lloj procedure gjykimi në lidhje me disa cështje që lidhen me organizatën tonë. Nëse ka qenë një gabim njerëzor ju lutem na thoni.

Po ashtu na bëni të ditur se këtë nismën po e coni përpara në sajë të kërkesës së një prej anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë, të nderuarit z. Bashkim Fino, kërkesë për arbitrazh kjo që na keni përcjellë gjithashtu.

Në asnjë moment nuk duket të dyshoni në kompetencat tuaja për të vlerësuar këtë cështje dhe na ftoni të zbatojmë një farë rregullore tuajën, e madje na keni caktuar, Ju i paidentifikuar sekretar, edhe disa afate të cilat duhet t’i zbatojmë, duke na kërkuar të caktojmë edhe një arbitër nga një listë që keni përcjellë ju vetë, ku nuk njohim dhe as mund t’i besojmë asnjë individi.

Në këto kondita duhet t’ju lajmërojmë se në rradhë të parë FSHF nuk ka asnjë marrëveshje arbitrazhi me të nderuarin anëtar të Parlamentit, z. Bashkim Fino, dhe nuk e kuptojmë dot si mund të jemi ftuar në arbitrazh prej tij pa e patur këtë marrëveshje.

Ndërkohë ju lutem të identifikoni organizatën tuaj me të gjitha të dhënat juridike të nevojshme të saj, vendim gjyqësor apo NUIS, statut e të tjera akte të nevojshme për identifikimin e një personi juridik. Më pas ju lutem identifikohuni ju i nderuar Sekretar dhe na sqaroni pak edhe se cfarë është kjo rregullorja dhe cfarë ekspertize kanë këta zotërinjtë që na keni imponuar si arbitra, kush i zgjedh ata, pse smund të zgjedhim një tjetër.

Por ndërkohë, nëse ju jeni pjesë e asaj organizatës që nuk lindi kurrë e që ja ka ndërruar disa herë vetes emrin në KOSH, KOKSH, KOKSHI etj, një organizatë parapolitike e krijuar nga Qeveritë e Republikës së Shqipërisë, ju lutem të ndërprisni cdo veprim të mëtejshëm në lidhje me këtë cështje. Federata Shqiptare e Futbollit dhe organizatat ndërkombëtare ku ajo aderon nuk kanë njohur dhe deri më sot nuk njohin mundësinë për t’i shtruar cështjet tona ligjore para atij që për herë të fundit në vitin 2010 kërkohej të na impnohej nga Ministri i Sportit si Arbtrazh Sportiv ndërkonfederativ.

Është për këtë shkak që në statutin (neni 10) tonë deri sa një institucion i tillë të pranohet sipas standardeve të UEFA dhe FIFA, cështje i referohen CAS/TAS Laussane. Deri më sot nuk kemi marrë nga organizatat ku aderojmë një opinion të kundërt në lidhje me këtë cështje.

I nderuar i panjohur, sa po ju të vendosni të identifikoheni, ne ndoshta do ta vijojmë komunikimin tonë duke qenë pak më të informuar.

Po ashtu do shikojmë edhe mundësinë e hapave ligjore ndaj atyre që na shqetësojnë pa shkak dhe pa tagër në veprimtarinë tonë shumë domethënse për përparimin e sportit me të dashur në planet.

Në pritje të identetit tuaj,

Armand DUKA

President

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Boksieri shqiptar ndeshet me Tyson Fury në 9 qershor
»
Article Logic
Execution time: 0.015568971633911
array(1) { ["section"]=> string(106) "ankesat-e-finos-ne-kas-duka-nuk-mund-te-zbatojme-rregulloren-e-njerezve-te-cilet-as-nuk-prezantohen-118427" }