Anketa e Forcave të Punës: Rritet punësimi me 6.8%, kryesisht në sektorin e bujqësisë

Publikuar tek: ekonomi, më 14:38 09-09-2016 Anketa e Forcave të Punës: Rritet punësimi me 6.8%, kryesisht në sektorin e bujqësisë

INSTAT ka publikuar raportin e Anketës së Forcave të Punës, ku rezulton se punësimi ka shfaqur një tendencë në rritje si në terma vjetorë ashtu dhe në terma tremujorë.

Në terma vjetorë (krahasimi mes tremujorit të dytë të vitit 2016 me të njëjtin tremujor të vitit 2015) punësimi u rrit me 6.8 %. Krahasuar me tremujorin pararendës punësimi u rrit me 1.8 %.

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2016 popullsia në moshë pune (15-64 vjeç) përbën 69.5 % të popullsisë gjithsej.

Në tremujorin e dytë 2016, shkalla e papunësisë (sipas definicionit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës) është 15.5 % duke shënuar një ulje prej 1.1 pikë përqindje nga tremujori i parë i këtij viti.

Në tremujorin e dytë të vitit 2016, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15-64 vjeç është 65.8%.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit pararendës, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për femrat është rritur me 3.5 pikë përqindje. Ky tregues për meshkujt mbetet në të njëjtin nivel.

Gjatë tremujorit të dytë 2016, 38.9 % e të punësuarve të moshës 15-64 vjeç janë të angazhuar në sektorin e bujqësisë dhe 24.9 % e të punësuarve punojnë në sektorin e shërbimeve të tregut (tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi i automobilave; hotelet dhe restorantet; transportet, magazinimi dhe komunikacioni; ndërmjetësimi monetar dhe financiar; pasuritë e patundshme).

Punësimi në sektorin e shërbimeve jo të tregut (administrimi publik dhe i mbrojtjes; sigurimi shoqëror i detyruar; arsimi; shëndetësia dhe veprimtari të tjera sociale; aktivitete të tjera të shërbimit kolektiv; social dhe individual; shërbime në shtëpi; aktivitete të organizmave ndërkombëtare) përbën 16.5 % të punësimit total të grup-moshës 15-64 vjeç.

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024965047836304
array(1) { ["section"]=> string(88) "anketa-e-forcave-te-punes-rritet-punesimi-me-6-8-kryesisht-ne-sektorin-e-bujqesise-52413" }