Anketa Strukturore e Ndërmarrjeve: Numri i të punësuarve u rrit 17,1%

Publikuar tek: ekonomi, më 17:09 24-11-2016 Anketa Strukturore e Ndërmarrjeve: Numri i të punësuarve u rrit 17,1%

Sipas anketës strukturore të ndërmarrjeve, publikuar sot nga INSTAT në Shqipëri veprojnë 104.5 mijë biznese.

Shifra e bizneseve aktive është shumë më e ulët se bizneset e regjistruara në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit që raportohen mbi 170 mijë.

Në vite shumë biznese janë mbyllur dhe vetë tatimet kanë ndërmarrë një nismë për pastrimin e bizneseve pasive nga lista e subjekteve tatimpaguese. Deri tani, sipas tatimeve janë rreth 97 mijë subjekte pasive.

Gatri gjysma e ndërmarrjeve aktive në 2015-n, apo rreth 45 mijë ushtrojnë aktivitet në sektorin e tregtisë.
Sipas INSTAT. rezultatet paraprake të ASN-së, për vitin 2015, shprehin se:
· Shitjet neto u rritën 4,7% krahasuar me vitin 2014
· Numri gjithsej i të punësuarve u rrit 17,1%
· Investimet e realizuara arritën vlerën 207 miliardë lekë nga 183 miliardë lekë në 2014, duke shënuar rritje prej 13,5%
· Në prodhuesit e të mirave dhe shërbimeve operojnë 104.534 ndërmarrje. Numri i tyre u rrit me 22,7% krahasuar me vitin 2014 .

Bazuar në rezultatet paraprake të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve, kontributin më të madh në rritjen e shitjeve neto e dhanë prodhuesit e shërbimeve me 3,0%, të ndjekur nga prodhuesit e të mirave me 1,7%.
Gjatë vitit 2015, sektori i tregtisë realizoi përqindjen më të lartë të shitjeve neto, 48,6%, i ndjekur nga sektori i industrisë përpunuese me 11,2%. Sektori i industrisë nxjerrëse është i vetmi sektor që pati rënie të shitjeve neto për 2015 me 25,2%, duke realizuar 82 miliardë lekë nga 110 miliardë lekë që realizoi në 2014.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007188081741333
array(1) { ["section"]=> string(73) "anketa-strukturore-e-ndermarrjeve-numri-i-te-punesuarve-u-rrit-17-1-60571" }