Ankohen studentët: Vuçiç na la pa provim

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:51 27-05-2015 Ankohen studentët: Vuçiç na la pa provim

Ka qenë vërtet një situatë kaosi sa i takon trafikut, kryesisht në aksin rrugor Durrës-Tiranë, ku falë masave të marra për vizitën e Vuçiç në Shqipëri, një pjesë e studentëve nuk kanë mundur dot të vinë as nëpër universitetet e tyre për të dhënë provimet si normalisht.

Ndërsa një pjesë e mirë e qytetarëve u gëzuan për vizitën e kryeministrit serb, falë së cilës mund të lëviznin lirisht në korsitë e tyre, një pjesë nuk duket dhe aq të kënaqur. Ja, si kjo studente e mjekësisë e cila sot “falë” Vuçiç ka humbur provimin duke mos mbërritur në kohë nga Durrësi në Tiranë.

“Vuçiç na la pa provim”, shkruan ajo në rrjetin social duke publikuar edhe këtë foto ku duket qartësisht seria e makinave të ngecura në vend.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018970966339111
array(1) { ["section"]=> string(45) "ankohen-studentet-vucic-na-la-pa-provim-12078" }