Ankohet Armando Babani për “like-un” fiktiv në faqen e Bashës: Ose Mark Zuckerberg ka rrjedhur, ose...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:43 16-06-2015 Ankohet Armando Babani për “like-un” fiktiv në faqen e Bashës: Ose Mark Zuckerberg ka rrjedhur, ose...

Fotografi i njohur Armando Babani është njohur me një ”rreng” të rrjetit social Facebook që e ka inatosur dhe çuditur njëkohësisht.

Sipas asaj që shfaqet në profilin zyrtar të kryetarit të PD Lulzim Basha, Babani rezulton që ta ketë pëlqyer faqen e tij por fotografi shkruan me habi: “Dy mundësi ka.....ose Mark Zuckerberg ka rrjedhur......ose unë jam somnambul” , duke shtuar se nuk ka asnjë personashe me Lulzim Bashën por me faktin e rremë.

“Nuk vizitokurrë faqe politike. Jam aq i organizuar sa mos bej gjera padashje”, thotë mandej fotografi për miqtë të cilët i kanë pohuar se mund t’i ketë bërë “like" pa dashje.

Ndërkaq, të tjerë i kanë shpjeguar Babanit se këto janë “politikat e facebook-ut” por ai sërish ka thënë se është surprizuar.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021011829376221
array(1) { ["section"]=> string(101) "ankohet-armando-babani-per-like-un-fiktiv-ne-faqen-e-bashes-ose-mark-zuckerberg-ka-rrjedhur-ose-13774" }