Ankohet Nikollaq Neranxi: S’di si tua shpjegoj ndërkombëtarëve se më kanë bllokuar për shkak të Vuçiç

Publikuar tek: ekonomi, më 16:53 27-05-2015 Ankohet Nikollaq Neranxi: S’di si tua shpjegoj ndërkombëtarëve se më kanë bllokuar për shkak të Vuçiç

Bllokimi i Tiranës nga vizita e kryeministrit Serb Vuçiç nuk ka kursyer askënd. Kështu, një ndër biznesmenët që punon në autosrtadën Tiranë Durrës, që është detyruar të ulë qepenat paraditen e sotme për shkak se në rrugë do të kalonte kryeministri serb, është ankuar. 

Nikollaq Neranxi, i kompanisë Neranxi, ka zgjedhur të shkruajë një status në facebook për bllokimin e aktivitetit dhe punës së tij, sepse nuk gjen dot zgjidhje në asnjë institucion tjetër.

neranxi

“Kam nevojë për sugjerimin tuaj. Autostrada Tiranë-Durrës dhe shumë rrugë të tjera të rëndësishme janë bllokuar tërësisht sepse vjen kryeministri i një vendi për vizitë. Na urdhërojnë që të mbyllim qepenat e kompanisë madje. Si mund t’jua shpjegoj unë këtë situatë absurd specialistëve të kompanisë ndërkombëtare të Master Martinit që kanë ardhur për seminar në Tiranë? Ata presin bukepjekësit dhe pasticierët nga gjithë Shqipëria që t’i mësojnë sit ë përdorin produktet e reja dhe si të gatuajnë me to produkte të shijshme dhe të shëndetëshme për konsumatorin shqiptar. Ia kam shpjeguart disa herë që klientët janë bllokuar nga policia se vjen një kryeministër i një shteti tjetër, por prapë nuk arrijnë ta kuptojnë. Më jepni një ide se unë u dorëzova” shkruan në facebook Nikollaq Neranxi, në fakt, me nota të theksuara ironie. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027734041213989
array(1) { ["section"]=> string(106) "ankohet-nikollaq-neranxi-s-di-si-tua-shpjegoj-nderkombetareve-se-me-kane-bllokuar-per-shkak-te-vucic-12090" }