Ankthi i fëmijëve në shkollë, çfarë e shkakton

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:45 24-04-2015 Ankthi i fëmijëve në shkollë, çfarë e shkakton

Fëmijët e demonstrojnë ankthin në shumë mënyra të ndryshme gjatë orarit të shkollës. Këtu janë disa këshilla për të identifikuar ankthin e tyre si dhe faktorët shkaktues.

1) Mungesë vëmendjeje dhe lëvizje e tëpërt

Ndonjëherë fëmijët që kanë vështirësi përqëndrimi dhe hiperaktivitet etiketohen me ADHD ( Çrregullim i hiperaktivitetit dhe mungesës së vëmendjes), por në fakt shkaku i kësaj sjellje mund të jetë thjesht ankth për një çështje të caktuar dhe mbingarkesë e trurit me mendime rreth çështjes shqetësuese.

2) Probleme të frekuentimit dhe fëmijë të ngjitur me prindërit

Fëmijët për të cilët shkolla shkakton nivele të larta të ankthit tentojnë të bëjnë më shumë mungesa në shkollë. Refuzimi për të shkuar në shkollë është më i theksuar mbas pushimeve për këta fëmijë ose kur ata nuk e kanë përpunuar mirë ankthin e ndarjes nga prindi.

3) Sjelljet shqetësuese

Sjelljet shqetësuese janë një tjetër demonstrim i gjëndjes ankthioze të fëmijës. Fëmijët në ankth mund të shfaqin sjellje agresive kundrejt shokëve, apo të shpërthejnë në inat sa herë që ndryshon axhenda e klasës. Ata gjithashtu tentojnë të bëjnë shumë pyetje , madje dhe përsëritëse, për tu siguruar.

4) Vështirësi në përgjigjet me gojë në klasë

Fëmijët me nivele të larta të ankthit mund të jenë të shkëlqyer në teste me shkrim, por kanë shumë vështirësi të përgjigjen me gojë në klasë. Zakonisht ata tentojnë të mos shohin mësuesin në sy dhe nëse niveli i ankthit është shumë i lartë ata rrezikojnë të mos përgjigjen edhe pse mund ta dinë shumë mirë përgjigjen.

5) Vizita të shpeshta tek doktori

Ankthi demonstrohet edhe në ankesa rreth shëndetit. Nëse fëmija ka dhimbje koke, dhimbje barku dhe të vjella të pashpjegueshme, këto mund të jenë një shenjë e ankthit. Teknikat biheviorale janë shumë të suksesshme në trajtimin e këtyre çështjeve. Ato u mësojnë fëmijëve si të përballen me gjërat që kanë frikë.

6) Vështirësi në disa lëndë

Kur fëmija nuk është i sigurt për njohuritë në një lëndë të caktuar, performanca e tij e dobët mund të ndikohet edhe nga ankthi. Ndonjëherë performanca e dobët ngatërrohet me vështirësitë e të nxënurit, pavarësisht se ajo mund të jetë shkaktuar nga ankthi. Gjithësesi janë të shumta rastet kur një fëmijë ka vështirësi të nxënuri dhe ndikohet nga ankthi në të njëjtën kohë.

7) Mosdorëzimi i detyrave të shtëpisë

Kur një fëmijë nuk e dorëzon detyrën do të thotë se nuk e ka kryer, por ndonjëherë fëmijët ankthiozë nuk e dorëzojnë pasi nuk janë të sigurt që është e duhura, pavarësisht se mund të kenë kaluar shumë kohë duke punuar për të. Ne e mendojmë perfeksionizmin si një gjë të mirë, por ndonjëherë këtyre fëmijëve u prish punë duke u bllokuar edhe ecurinë e gjërave për të cilat ata kanë punuar mjaft mirë.

8) Shmangia e socializimit apo punës në grup

Disa fëmijë shmangin punën në grup, prezantimet para klasës, apo aktivitete të tjera socializuese. Ndonjëherë këta fëmijë kategorizohen nga mësuesit si fëmijë të painteresuar dhe me performancë të ulët kur në fakt e vetmja vështirësi e tyre mund të jetë ankthi dhe frika nga gjykimi.

*Bebja.com

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023786067962646
array(1) { ["section"]=> string(50) "ankthi-i-femijeve-ne-shkolle-cfare-e-shkakton-9639" }