Anri Sala shpërthen mes të Nju Jorkut me “Answer Me”, ekspozita më e re e shqiptarit

Publikuar tek: kulture-art, më 10:25 04-02-2016 Anri Sala shpërthen mes të Nju Jorkut me “Answer Me”, ekspozita më e re e shqiptarit

Artisti i famshëm shqiptar Anri Sala, ka hapur ekspozitën e tij vetjake në Nju Jork në New Museum mbrëmjen e djeshme, me pjeswmarrjen dhe interesin e shumë personaliteteve të artit e kulturës por edhe miqve nga Shqipëria.

Raportohet për një interes të madh për artistin shqiptar, ndërkohë që në aktivitet ishin edhe prindërit e tij, Bashkim e Valdete Sala, si dhe Delina Fico nga shoqëria civile.

Videoarti i Anri Sallës pushtoi dje në zemër të Nju Jorkut thuajse të gjitha sallat e tij. Anri Sala është një artist bashkëkohor dhe sjell realitetin në një tjetër dimension. Nga Franca, për të qenë e pranishme në hapjen e kësaj ekspozite kishte ardhur dhe mikja e tij Liri Begeja.

Ekspozita “Answer Me” e Anri Salës do të qëndrojë e hapur nga data 3 shkurt deri në 10 prill, duke u lënë mundësi të gjithë njujorkezëve dashamirës të artit kontemporan, të njihen me veprën e artistit shqiptar.

{gallery}anrisala{/gallery}

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Turi i Epirit”, Greqia nis promovimin turistik nga Tirana
Loja dhe drama 20 vjeçare me shtëpinë e Lasgushit të madh, e bija Maria rrëfen historinë: Përse kjo ligësi kaq e madhe »
Article Logic
Execution time: 0.087363958358765
array(1) { ["section"]=> string(87) "anri-sala-shperthen-mes-te-nju-jorkut-me-answer-me-ekspozita-me-e-re-e-shqiptarit-31707" }