Ansi Agolli: Seks? 15 herë në muaj mjaftojnë

Publikuar tek: sport, më 09:14 11-04-2015 Ansi Agolli: Seks? 15 herë në muaj mjaftojnë Ansi Agolli

Mbrojtësi i Kombëtares së Futbollit Ansi Agolli thotë se 15 herë seks në muaj për një futbollist janë mëse të mjaftueshme.

Në një intervistë për gazetën ‘’Panorama’’, futbollisti rrëfen edhe detaje për lidhjen që ka me vajzën misterioze. “Mendoj se diku te 15 herë seks në muaj është e mjaftueshme për një futbollist. Se di mirë’, I përgjigjet pyetjes futbollisti 32-vjeçar, se sa herë në muaj duhet të bëjë seks një futbollist.

Lidhur me idetë e tij për lidhjet personale, Ansi Agolli tregon se është për lidhje stabël, por ende nuk ka gjetur njeriun që ta plotësojë.

“Jam për lidhje stabël, por ende nuk kam gjetur një njeri që të më plotësojë mua, dhe të jetë ashtu siç e kam përfytyruar. Në radhë të parë vlerësoj sinqeritetin dhe mënyrën e komunikimit te një femër. Por e rëndëishme është që femra me të cilën mund të kaloj jetën, të ketë përputhshmëri me mua’’, thotë mbrojtësi i Kombëtares.

Agolli thotë se në Azerebajxhan bën një jetë të qetë e normale, ku I pëlqen të shohë filma e të dalë me shokët e skuadrës.

“Regjimin nuk mund ta shkel shpesh. Po, ndonjëherë në të rrallë, në rast të ndonjë feste me shokët e skuadrës e teproj paksa me alkoolin’’, rrëfen futbollisti, I cili shton se ndonjëherë I pëlqen edhe të luajë tenis.

Për Ansi Agollin, karriera e tij ka kapur majat.

‘’Karriera ime futbollistike në këto çaste ka prekur kulmin mund të them, pasi po eci mirë si me Kombëtaren, edhe me ekipin azer’’, komenton Agolli për veten, duke shtuar se ka një marrëdhënie shumë të mirë me lojtarët e tjerë të Kombëtares si dhe me ‘’mister Xhanin’’, siç ai e quan, trajnerin Gianni de Biasi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FSHF i jep të drejtë UEFA-s për Rusinë: Me Shqipërinë s’gjykuan njësoj por më 17 prill na takon 3-pikëshi
Dhunë në ndeshjen volejbollit mes Tiranës dhe Studentit »
Article Logic
Execution time: 0.18358206748962
array(1) { ["section"]=> string(47) "ansi-agolli-seks-15-here-ne-muaj-mjaftojne-8422" }