“Antagonisti”, filmi dokumentar mbi jetën e Gramoz Pashkos

Publikuar tek: kulture-art, më 10:40 13-07-2016 “Antagonisti”, filmi dokumentar mbi jetën e Gramoz Pashkos

Promovohet sot në Kinema Millenium filmi dokumentar  “Gramoz Pashko, Antagonisti” i regjisorit Roland Sejko  dhe shpallet  krijimi i Institutit  Europian Pashko. 

Flet nismëtari i kësaj ideje, Henri Çili,  administrator i Universiteti Europian të Tiranës. Pas 26 vitesh tranzicion, idetë avangarde të Pashkos janë më aktuale se kurrë

Një film për jetën e një prej figurave më të rëndësishme të tranzicionit shqiptar do të shfaqet të mërkurën në mbrëmje në Kinema Millenium. Ideja e Henri Çilit, administratori i Universitetit Europian të Tiranës për ta sjellë protagonizmin e Pashkos të përmbledhur në një film, gjeti më tej dhe mbështetjen e gazetarit Armand Shkullaku që është skenarist i filmit dhe regjisorit të njohur Roland Sejko.

Filmi i ndërtuar vetëm nëpërmjet rrëfimit të personazheve që e kanë njohur nga afër Pashkon, bashkëkohës, të afërm dhe bashkëpunëtorë të tij, apo audio dhe video nga jeta e tij publike, do të sjellë para publikut Pashkon në gjithë dimensionet e tij. Ky film së bashku me lançimin e krijimit të një organizmi të ri nonprofit “Instituti Europian Pashko”, themeluar si pjesë e grupit Iniciativa Europiane për Edukim. Ky institut synon të bëhet aktor në debatin për idetë liberale dhe lirinë, frymëzuar nga idetë dhe simbolika që mbart emri i Pashkos.

Titulli i filmit “Antagonisti” ka ardhur disa kohë pasi ishte përfunduar puna me filmin, tregon skenaristi Shkullaku. “Nuk ishte e lehtë të qëlloje me një titull për të prezantuar një personalitet të fuqishëm dhe shumëdimensional si Gramoz Pashko. Për të përkufizuar si anën e tij personale ashtu edhe atë politike e sociale.

Deri vonë, dokumentari mbante thjesht titullin “Pashko” dhe na dukej sikur vetëm emri, dhe asnjë fjalë tjetër, ishte në gjendje të mbante peshën e njeriut që përfaqësonte. Në fund, duke e ditur që duhej të gjenim një titull, regjisori, Roland Sejko, i cili kishte kaluar qindra orë me materialet e arkivave, intervistat, situatat dhe detajet e mbi 20 viteve të jetës së Pashkos por edhe të historisë së re të Shqipërisë njëkohësisht, propozoi "Antagonisti". Pas dilemash dhe ende me dyshimin e mbetur nëse ky titull është i qëlluari, vendosëm për të. "Antagonisti" mund të jetë një nga përcaktimet e shumta që do t'i bëheshin figurës së Pashkos. Por gjithsesi duket më i ploti”, thotë ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mrekullia / Policia e shpalli të vdekur, i aksidentuari dje në Delvinë është gjallë
Ndërkohë që ne u morëm me Europianin, Saimir Pirgu fitoi Botërorin »
Article Logic
Execution time: 0.016072988510132
array(1) { ["section"]=> string(61) "antagonisti-filmi-dokumentar-mbi-jeten-e-gramoz-pashkos-46433" }