Antarësimi në UEFA, Kosova shpreson te Meha

Publikuar tek: sport, më 18:44 26-04-2016 Antarësimi në UEFA, Kosova shpreson te Meha

Kosova pritet të pranohet në UEFA në kongresin e kësaj të fundit që zhvillohet më 3 maj në Budapest, e kjo do t’i hapte rrugën asaj të anëtarësohej në FIFA e të marrë pjesë në kualifikueset e Botërorit 2018 në Rusi.

Ky është një lajm i mirë për shqiptarët dhe për SuperSport e thotë diçka të tillë trajneri i përfaqësueses së Kosëovës Albert Bunjaki:“Së pari mendoj se pranimi i FFK në UEFA dhe FIFA dhe Përfaqësueses Kosovare në kualifikime duhet të jetë një lajm pozitiv për gjithë shqiptarët. Në këtë moment prioritet është pranimi i plotë pastaj do të shohim të gjitha proceset, të drejtat dhe mundësitë e lojtarëve”.

Për Bunjakin, do të jenë vetë lojtarët më pas se kë do duan të përfaqësojnë:“Personalisht mendoj se është e drejtë individuale e lojtarëve të vendosin për fatin e tyre dhe këtë nuk ka të drejtë t’ua heqë asnjë Federatë. Në aspektin sportiv jam i përqëndruar të ndërtoj një skuadër sa më të mirë dhe objektivi është që pas 4 vitesh të jemi në kualifikueset e Europianit. Është një proçes, i cili mund të jetë i dhimbshëm për disa, mirëpo mendoj se është e drejtë njerëzore që lojtarët të vendosin për fatin e tyre”.

Bunjaki ka në plane edhe Mehën: “Nuk ka dyshim që Albani ka qenë në planet e mia edhe më herët, para se të vinte në Kombëtaren e Shqipërisë, mirëpo në kohën kur ka qenë pjesë e Kombëtares Shqiptare ku akoma është, Shqipëria ka qenë prioritet pasi ka pasur kualifikimet dhe ka pasur përparësi. Në këtë moment që Kosova i afrohet kualifikimeve ne pretendojmë të krijojmë një skuadër të fortë, dhe lojtarët që do të dëshirojnë të vijnë do të jenë të mirëseradhur. Albani është një lojtar që e njoh mjaft mirë dhe jo rastësisht është duke pasur sukses në Turqi dhe normalisht do të ishte i mirsëeardhur nëse shpreh dëshirë dhe ka të drejtë të vijë, pse jo”, shprehet Bunjaki që uron Kombëtaren shqiptare për një përfaqësim sa më dinjitoz në “Francë 2016”. (Sportal)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Salihi rikthen Skënderbeun në krye të tabelës
Gjysmëfinalja e parë e Champions League pa gola, Real-City ndahen në barazim »
Article Logic
Execution time: 0.024577856063843
array(1) { ["section"]=> string(48) "antaresimi-ne-uefa-kosova-shpreson-te-meha-38758" }