Antropologu ITALIAN studion MUSINE KOKALARIN dhe thotë: SHQIPËRIA duket si një ROMAN, si ILUZION (Intervista)

Publikuar tek: kulture-art, më 19:18 29-01-2018 Antropologu ITALIAN studion MUSINE KOKALARIN dhe thotë: SHQIPËRIA duket si një ROMAN, si ILUZION (Intervista)

Në 4 dhjetorin e shkuar, Universiteti La Sapienza i dedikoi një ditë studimi Musine Kokalarit, shkrimtare shqiptare që regjimi i Enver Hoxhës e burgosu, (1946), e internoi (1964) dhe e la të vdiste pas një tumori në gji në 1983. Një intervistë me antropologun Mauro Geraci, ai zbërthen kuptimin e veprës së Musine Kokalarit, por edhe si e sheh ai Shqipërinë e sotme. Në 1941, pikërisht në La Sapienza Kokalari ishte laureuar. Por në përfundim të studimeve zgjodhi të kthehej në atdhe, duke u përfshirë në luftë, nga rezistenca dhe konflikti civil për të ndërtuar një Shqipëri demokratike. Në emër të lirisë, pranoi burgun. Dhe në këtë intervistë, Mauro Geraci, një antropolog dhe studiues Italian i shkrimtares, është duke përfunduar librin e tij “Jeta ime universitare. Kujtime të një shkrimtareje shqiptare në Romën fashiste”.

Musine Kokalari ka shkruar shpesh që vetëm letërsia ishte në qendër të interesit të saj. E megjithatë, rizbulimi I figurës së saj kontribuon në magjepsjen intelektuale, të gatshme për ti thënë “Jo” regjimit të Enver Hoxhës. Tek Kokalari, ju shihni më shumë letërsinë apo politikën?

Që prej kohësh kam ndërtuar një tabelë: kam vendosur në një kolonë të gjithë burrat politikanë shqiptarë që nga shekulli 19 e deri më sot, dhe në një tjetër, të gjithë shkrimtarët dhe poetët. Dhe kam parë që në Shqipëri ka një korrespondencë të madhe mes njerëzve të letrave dhe atyre politikë. Shumica e politikanëve shqiptare janë autoritete në emra dhe për autoritetin e tyre: para së gjithash u kërkohet të shkruajnë, të tregojnë që dinë të rishikojnë të kaluarën. Një rregull që vlente gjatë regjimit dhe që është I vlefshëm dhe sot. Para së gjithash si mundet nëse nuk prodhon letërsi – në rastin e Edi Ramës e themi në kuptimin më të gjerë të artit – tu shpjegosh shqiptarëve që kanë kaluar 50 vjet nën diktaturën enveriste që demokracia është e mirë? Dhe ja pra, në këtë kombinim ndërmjet letërsisë dhe politikës gjendet edhe Musine Kokalari. Porn ë një logjik krejtësisht të ndryshme, si një celës ekumenik.

Cfarë doni të thoni me këtë?

Musineja mbi të gjitha është një vëzhguese e zjarrtë e realitetit shqiptar. Kur mbërriti në Romë ajo kishte botuar tre apo katër libra me tregime etnografike në të cilat përshkruan dhe pyet veten mbi skena të ndryshme të jetës sociale: I interesonin aspektet kritike, fëmijët që futeshin me kokë drejt një filxhani kos, shtëpitë e Gjirokastrës, cështje të nënshtrimit të femrës (tekste që në intalisht nuk I kemi, dhe për të cilat pres të ketë një process perkthimi).

Më pas në Romë, në “kryeqytetin e Perandorisë”, u laureua me një tezë të poetit të madh shqiptar Naim Frashëri dhe natyralizmin e tij poetik. Mori 110 pikë dhe lavdërime. Në komision ishin Natalino Sapegno, Ettore Paratore, Giuseppe Cardinali. Ekipi intelektual I fakultetit të letërsisë në atë kohë ishte I jashtëzakonshëm, sigurisht fashist, po nuk mund të mos ishte, informacioni që Italia u jepte studentëve të Perandorisë në atë kohë ishte I adresuar…Kokalari arrin në Itali si një person i kujdesshëm për Shqipërinë antike dhe transformimin e saj. Në temën “Cfarë më ka treguar gjyshja ime”, përdor një dialog familjar si një formë për të reflektuar mbi transformimin e kostumeve.

Duke u zhvendosur nga Shqipëria në Itali në vitin 1938, Musine lëviz nga një botë rurale në një botë futuriste: makina, ndërtesa të mëdha, ngrohje që gati e asfiksonte. Moderniteti e mbyste. Është kjo përvojë që ushqen reflektimin e saj roman. Për mua Kokalari është një demologe që bëhet një antropologe, por në të njëjtën kohë kjo antropologji ka një kërkesë të natyrës politike, si me Migjenin dhe Koliqin, që denonconin varfërinë, skamjen, statusin e grave, shfrytëzimin. Musineja e ka pasur gjithmonë ndërgjegjen politike. Për këtë arsye, kur kthehet në Shqipëri, ai lufton ekumenikisht për një Shqipëri demokratike. Por është "vetëm" një boshllëk natyror në udhëtimin e saj letrar.

Ne flasim për regjimin, nga e cila Kokalari menjëherë njohu tiparet totalitare, ndoshta falë kulturës së saj letrare. Por Enver Hoxha gjithashtu kishte aftësinë të përdorte literaturën si armë të qeverisë ....

Sigurisht, Hoxha e impononte veten si një karakter letrar. Gjatë një marrjeje në pyetje kur gjykohej Musineja pyetet se çfarë mendonte për Bilal Xhaferrin. Sepse nëpërmjet mendimit letrar, ata përpiqeshin të kuptonin sesi mendoje. Regjimi i Enverisë spiunonte dhe kontrollonte ideologjikisht. Ky është "Pallati i Ëndrrave" që thotë Kadare. Unë jam i bindur se komunizmi shqiptar ishte një "komunizëm onirik". Të gjitha regjimet e Evropës Lindore kanë qenë shumë të vështira, por kurrë nuk kanë arritur në këtë pikë.

Poeti disident Vizar Zhiti më ka thënë në mënyrë të përsëritur seai i zgjonin natën në burg, dhe iu kërkohej të lexonin një pasazh të Kadaresë dhe nga komenti kuptonin nëse teksti ishte në përputhje ose jo, me realizmin socialist. Në shkollat ​​fillore i linin fëmijët me dy tema: një me karakter nacionalist dhe tjetrin të lirë. Në varësi të zgjedhjes dhe asaj që fëmijët shkruanin, bënin një analizë të tekstit për të kuptuar nëse po rrisnin komunistë të mirë. Pra, një kontroll që kalon nga shkrimi dhe letërsia. Në fund të fundit, gjatë regjimit në Shqipëri, 20% e pagave ishin në libra, që mbaheshin në shtëpi për lexime kolektive. Në anën tjetër zhvillohej “burgosja” si kujtesë dhe letërsi pë rata që ishin në burg, dhe që po zbulohet edhe sot.

Në kryqëzimin e politikës dhe letërsisë, rritet edhe figura e Ismail Kadaresë, shkrimtarit shqiptar par excellence…

Pa dyshim. Kadare ishte i zgjedhuri të cilit regjimi I besoi detyrën për ti treguar botës se cfarë është një intelektual shqiptar. Kadare është tregimtar I jashtëzakonshëm: Ka zhvilluar brenda romaneve të tij, mekanizmat e njëjtë detyrues që I kishte në konsideratë të lartë në ndërtimin e prozës së vet, sit ë mundej në atë kohë të merrte pjesë në system dhe të mbetej imun prej tij. Po ti lexosh sot romanet e tij, janë denoncime nën metaforë, por nëse do të ishin vërtet, është e vështirë të besohet se një regjim letrar si ai i Hoxhës do t'i lejonte të kalonin.

E them këtë jo për të aluduar dhe bërë gjykime morale mbi personin, që në fakt nuk më intereson, por për të riafirmuar se regjimi shqiptar nuk ishte budalla dhe kishte në qendër të letërsisë së vet, veprimit bindëse përmes kontrollit. Falë studimeve të Brunilda Dashit, dimë, për shembull, se romani "Dimri i madh" është shkruar dhe rishkruar disa herë, sepse regjimi shqiptar ka përjetuar disa faza të brendshme, hapjeje, mbylljeje. Kjo konfirmon atë që tashmë është thënë: Kadare është një shkrimtar gjigad shqiptar dhe në të njëjtën kohë nuk mund ta ndash nga periudha e diktaturës, sepse edhe atij si gjithë të tjerët I  është dashur të adaptojë letërsinë e tij në momentin politik. Fakti që punët e tij zgjatën më shumë se regjimi për të cilin u prodhuan ka të bëjë vetëm me cilësinë e artit të tij. Por nuk kemi të bëjmë sigurisht për një rast unik: Po të shohim historinë e artit evropian Jacques-Louis David u lind në Ancien Régime, pikturoi për Revolucionin dhe pastaj për Napoleonin.

Gjatë konferencës fjala "feminizëm" nuk u theksua, por mbizotëronte në sallë. Sipas mendimit tuaj, a mund të thoni se Musine ishte feministe?

Sipas meje kjo është e sforcuar, vecanërisht nëse I atribuojmë fjalës “feminizëm” vlerat e kontekstit perëndimor. Musineja nuk reflekton mbi gjininë, kurrë nuk i referohet kategorisë "ne gratë", apo faktorëve seksistë. Ajo regjistron statusin social të gruas shqiptare, por kategoritë e saj janë antropologjike. Sigurisht reflektimi i saj mbi gjendjen femërore parashikon emancipimin e gruas.

Figura e Musine Kokalarit është e rrethuar nga një vello e madhe pendimi, për Shqipërinë që mund të ishte dhe ajo që nuk ishte. Ekziston një trashëgimi e tërë e shqiptarëve që u rritën mes dy luftërave që regjimi i shkatërroi, duke i penguar të kontribuonin në rindërtim. Mendoj se jo vetëm Musineja por edhe Llazar Fundo, miku i Altiero Spinelli në Ventotenes, me pak fjalë, kjo panoramë antifashizmi evroipian që ekzistonte në Shqipëri po me të cilin komunistët nuk e ndanë pushtetin…

Nuk ka dyshim. Brenda Musines - e cila, e përsëris, është një antropologe, poete, politikane, shkrimtare - ka më shumë se Evropa, ka evropianizëm. "Projekti" i saj ishte po aq shqiptar sa ishte dhe modernizëm i jashtëzakonshëm. Nga procesi kundër saj dhe dokumentet që kemi në dispozicion nga Instituti I studimeve për krimet e komunizmit, dimë që pas luftës Musineja fliste me të gjithë: me nacionalistët, monarkistët, me partizanë që ishin kundër marrjes së pushtetit me gjak. Ishin të zëmëruar me të pikërisht sepse ishte një person I aftë të dialogonte. “Si lindi Partia Socialdemokrate” është një ese historike që Musineja e shkroi në izolim, e filloi me vitet ’70 (në izolim mund të shkruante, ndërsa në burg jo). Edhe njëherë, është një punim shumë shqiptar, gjysëm ese e gjysëm roman: Musine e nis nga historia e Shqipërisë dhe më pas vazhdon te tregojë eksperiencën e saj brenda kësaj partie, hyn brenda saj, si një histori politike e pavlerë, por që sot është një dëshmi.

Dëshmia për një të ardhme që ende duhet të ndërtohet. Si e shihni Shqipërinë demokratike si antropolog?

Iu afrova Shqipërisë në vitin 2001. Shoqërova një mikun tim gazetar të  "Il Messaggero", qëndruam  një muaj e gjysëm dhe kujtoj se u ktheva me valixhe plot libra. Në shtëpi kam ende një foto që e shkrepa në Tiranë : brenda piramidës muze të Enver Hoxhës ku përkujtohej 10 vjetori I vdekjes së Nënë Terezës; zbulova, meqënëse pritej vizita e Bushit që shkruhej “Mirëse vjen President”. Kishte shumë komunizëm, shumë kapitalizëm e shumë kristianizëm. Një muze kaotik memorjeje, asnjëherë I ribërë.

Nëse je antropolog, vë re gjëra që të tjerët nuk i shohin. Për shembull, kur Panairi I Librit u zhvendos nga Piramida te Pallati I Kongreseve, vura re menjëherë që në ambientet e reja ishte krijuar një piramidë librash. Ti do të thash për qëllim reklamimi, porn ë fakt cila ishte zgjidhja e sugjeruar? Le të mendojmë për sheshin e ri “Skënderbej”, i ribërë për herën e 11-të, nuk është I sheshtë por tërhiqet drejt piramidës….Nëse je antropolog i vë re këto gjëra dhe I lidh me njëra tjetrën, kjo është detyra jonë. Këto simbole prometejane kanë një qëllim: na sugjerojnë që Shqipëria e sotme vazhdon të na paraqitet si literaturë…Ndoshta edhe vetë Shqipëria është një roman, një iluzion. (Balcani Caucaso)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gazeta prestigjoze angleze shkruan për Eugent Bushpepën dhe Shqipërinë në Eurovision
»
Article Logic
Execution time: 0.015551805496216
array(1) { ["section"]=> string(112) "antropologu-italian-studion-musine-kokalarin-dhe-thote-shqiperia-duket-si-nje-roman-si-iluzion-intervista-108394" }