Anullohet plani i PD-së për rrugën e protestës, hiqet dorë nga Qytet Studenti

Publikuar tek: politike, më 10:32 08-12-2015 Anullohet plani i PD-së për rrugën e protestës, hiqet dorë nga Qytet Studenti

Sot parashikohet një protestë e madhe e Partisë Demokratike, por burime të Newsbomb.al tregojnë se është anulluar një pjesë e menduar e rrugës së protestës.

Fillimisht ishte menduar që ajo të niste nga Qytet Studenti, qyteti simbol i rrëzimit të regjimit komunist, por më pas plani u ndryshua dhe protestuesit do të nisen nga selia e Partisë Demokratike.

Ata do të përshkojnë gjithë bulevardin, për t’u pozicionuar para Kryeministrisë në orën 11:00.

Mendohet se para protestuesve të kryeqytetit, e një numri të konsiderueshëm nga rrethet, do të flasë deputetja Albana Vokshi, djali i Azem Hajdarit, Kiri Hajdari, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha si dhe qytetarë. Ende nuk është konfirmuar por ka zëra brenda PD-së, se një kohë në protestë i është rezervuar edhe ish-kryetarit Sali Berisha, por mbetet vendim i minutave të fundit. 

Nuk dihet nëse kryeministri Edi Rama do qëndrojë në zyrën e tij në Kryeministri ndërkohë që qytetarët do të protestojnë por aktualisht ai është duke marrë pjesë në një konferencë, organizuar nga presidenti Bujar Nishani për 25-vjetorin e rënies së komunizmit dhe Ditën e Rinisë, ku është edhe Sali Berisha.

Në lidhje me pjesmarrjen, policia ka marrë masa të rrepta sigurie, por njëkohësisht mendohet se numri do të jetë edhe më i madh se në protestën e fundit të PD-së.

Rreth 1 mijë persona pritet të vijnë nga Lushnja, 200 nga Korça, Vlora, Durrësi, Fieri, Shkodra, Elbasani etj. Pritet një pjesmarrje e madhe nga banorët e Kamzës. Të paktën këto janë shifra të marra nga organizatorët, edhe pse nuk dihet se sa do jetë shifra totale e protestuesve. Organizatorët e rretheve kanë denoncuar edhe bllokimin sipas tyre me qëllim të autobusëve me qytetarë, siç është rasti i Elbasanit. Qytetarët kanë treguar se po bëhen kontrolle të imtësishme disa herë për të vonuar mbërritjen e tyre në Tiranë.

Një nga detajet e protestës janë edhe disa të rinj të veshur me xhupa, të cilët mbajnë mbishkrimin “Korpusi Rinor Azem Hajdari”, që do të jenë në protestë e janë nisur nga selia e PD-së. Po kështu mësohet se protestuesit do të kenë me vete edhe vezë që do t'i përdorin për të goditur, në shenjë kundërshtimi.

 

korpusirinorazemhajdari

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Braçe i shqetësuar, ja kush është skenari i protestës së PD sipas deputetit
Nis protesta e Partisë Demokratike, qytetarët përshkojnë bulevardin ‘”Dëshmorët e Kombit’’ »
Article Logic
Execution time: 0.013991117477417
array(1) { ["section"]=> string(82) "anullohet-plani-i-pd-se-per-rrugen-e-protestes-hiqet-dore-nga-qytet-studenti-27225" }