Anulohet koncerti i Bushidos në Prishtinë, u prish… gjeneratori

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:53 22-07-2016 Anulohet koncerti i Bushidos në Prishtinë, u prish… gjeneratori

Kanë mbetur të zhgënjyer fansat e reperit të famshëm Bushido në Kosovë, pasi koncerti i tij nuk u realizua mbrëmë.

Bushido mbrëmë duhej të performonte në “Prishtina Plus Festival”, por që një gjë e tillë nuk ndodhi për shkak të prishjes së gjeneratorit.

Përmes një postimi në Facebook Bushido ka thënë se i vjen i keq që nuk performoi para publikut kosovar, përkundër që kishte pritur rreth dy orë në prapaskenë për rregullimin e gjeneratorit.

“Të dashur miq, mbrëmë na thanë se gjeneratori është prishur dhe ata u munduan për dy orë që ta rregullojnë dhe të fillojë koncerti. Ne qëndruam një orë në prapaskenë në errësirë sepse shpresuam se rryma do të rregullohej. Fatkeqësisht nuk u rregullua dhe u desh të rikthehemi në hotel”, ka shkruar Bushido, raporton Koha.

Ai më tutje ka thënë se, “e kuptojmë zhgënjimin e juaj, gjithashtu edhe ne jemi të shkatërruar, do të ishte një festë e jashtëzakonshme”.

“Shpresojmë ta mbajmë herën tjetër, por ajo që e pamë gjatë vizitës tonë në Kosovë është se rrallë shohim aq njerëz miqësor që na mirëpresin me duar hapur. Respekt për këtë dhe ne e rezervojmë këtë ditë, edhe pa energji, si kujtim i mirë”, ka shkruar Bushido.

Organizatorët e këtij festivali kanë marr kritika të shumta nga publiku, të cilët kanë kërkuar kthimin e biletave.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022986173629761
array(1) { ["section"]=> string(67) "anulohet-koncerti-i-bushidos-ne-prishtine-u-prish-gjeneratori-47459" }