APARATURAT estetike, Blerina tregon 2 SEKRETE që çdo vajzë e grua duhet t’i dijë

Publikuar tek: blogu-i-blerines, më 09:35 21-04-2018 APARATURAT estetike, Blerina tregon 2 SEKRETE që çdo vajzë e grua duhet t’i dijë Trajtim ne Florescenter

Blogu i Blerinës- newsbomb.al

Aparaturat kanë pushtuar gjerësisht tregun e kozmetikës dhe mjekësisë estetike. Aparaturat do të “pushtojnë” dhe temën tonë të sotme. Shumë të diskutueshme, me grupime të mëdha pro dhe kundër. Me qindra e mijëra gra, vajza dhe burra japin dëshmitë e tyre. Ka prej tyre që gjithmonë do ta vendosnin të sigurtë trupin brenda një aparature, për efikasitetin dhe rezultatet, ka prej tyre që betohen fort, me bindje verbuese se ato kanë zero rezultate. Sigurisht që lidhur me këtë temë, secili nga ne ka mendimin e tij/saj edhe unë kam këndvështrimin tim personal dhe profesional. Kam vënë re se thuajse gjithmonë mendimi dhe besimi i orientuar drejt uljes së peshës, trajtimit të celulitit, modelimit të trupit ka ecur në të njëjtën trajektore si gjithë tranzicioni që karakterizon vendin tonë.

Ka dy tipare kryesore:

1-Marrja e shërbimit me aparatura (flas këtu për Tiranën, e cila duhet vecuar gjithsesi) që ofrohet me një çmim të konsiderueshëm, ka krijuar përshtypjen se atëherë kjo aparaturë vlen.

2- Ose nëse s’kemi aq para që ta përballojmë atë, do t’i shtojmë ndërgjegjes tonë fjalinë “s’ka si natyralja” dhe ja ku u rehatuam. Mendoj që as e para as e dyta nuk vlejnë. Patjetër që çmimi deri diku na paraqet edhe rëndësinë e trajtimit, por jo gjithmonë ai është kusht për të vendosur qëtë marrim shërbimin më të mirë dhe më efikas për trupin tonë. Më lejoni t’ju bëj një krahasim të thjeshtë. Kush e mohon se këmbët tona, ashtu si rrotat e një makine, po të niseshin nga destinacioni, a nuk do të mbërrinin në destinacionin B. Askush! Pra unë besoj fort që të dyja japin rezultate shumë të mira, por me intervale kohore të ndryshme (dhe shpejtësia ecën në favor të makinerisë). Ose kush e mohon se nësë kemi vetëm rrugë të drejtë, shpejtësia e arritjes në dëstinacion është më e madhe se në rastet e një rruge më të mundimshme. Pra ta pranojmë një herë e përgjithmonë, se rastet nuk janë njësoj, edhe kur njerëzit vijnë nga e njëjta familje. Jo vetëm kaq por edhe brenda të njëjtit grup problemor ka dallime, stadet e zhvillimit të celulitit janë të ndryshme, normalisht edhe mënyrat e trajtimit të tij do të jenë tëndryshme.

Nga viti në vit, nga aparatura në aparaturë, nga zhvillimi dhe inovacioni i teknologjisë, mësimi më i mirë që kam marrë, është kombinimi i të dyjave, për të pasur rezultate maksimale. Dhe përshtatja e aparaturave të ndryshme, në varësi të problematikave të ndryshme. Pra, të jeni të bindura se ka rezultate fantastike në trajtimin e celulitit, kur e kombinojmë trajtimin me pajisje estetike dhe me masazhin e duarve (hand made). Por nuk sjell asnjë rezultat, kur nuk kemi kombinuar aparaturën e duhur me trupin e duhur. Veç kësaj çdo aparaturë (sikundër edhe masazhet e duarve) kanë specifikat e tyre dhe “detyrat” e shtëpisë për marrësit e shërbimeve. Ato na listojnë një sërë rregullash, të cilat lidhen fort me të ushqyerit e shëndetshëm. Dhe këtu le ta pranojmë, e kemi pak keq punën. Sepse dëshira jonë është të hamë pa e vrarë mendjen, t’ja bëjmë qejfin vetes, duke konsumuar pije alkoolike dhe me gaz, sa herë të na jepet mundësia dhe të shkojmë pastaj te aparatura dhe si me magji kërkojmë, që ajo do të na i zerojë të gjitha. Dhe të nisim me start të ri ditën e nesërme. Fatkeqësisht kjo aparaturë centrifuguese “magjike”, ende nuk ekziston. Dhe po të marrim shembull nga makineritë që përdorim në shtëpi, edhe lavastovilja, edhe lavatricja kanë rregullat e tyre. Nuk duan të njëjtin larës, nuk duan të njëjtin antismërc, dhe i ndajnë shumë mirë detyrat; e para do enë, e dyta do rroba. Aparatura testetike kanë emra të ndryshme (markat e tyre përfaqësuese), kanë madhësi dhe forma të ndryshme, me drita pa drita, të shtrira, në këmbë, të përdorshme me xhel, me krem, por mbi të gjitha secila prej tyre ka një funksion të veçantë dhe kjo na thekson edhe një herë faktin se për shkak të problematikave të larmishme prodhohen aparatura të ndryshme. Disa janë për modelim, disa janë për tonifikim, disa janë anticelulit, disa janë për dobësim, disa janë shkarkuese e kështu pa fund.

Në qendrën tonë “Florescenter” ne kombinojmë gjithmonë punën e pajisjeve dhe aparaturave me atë të duarve, dhe mburremi me “nxënësit” tanë të shkëlqyer, që e përjetojnë trajtimin anticelulit si një terapi, përmes së cilës duhet të njohin shumë mirë trupin e tyre, të nxisin funksionimin sa më të mirë të tij, tëkuptojnë që kërkon kohë, djersë dhe durim, arritja e rezultateve të shkëlqyera. Mbi të gjitha ne punojmë shumë fort të kthejmë besimin drejt aparaturave dhe trajtimeve estetike, dhe të mos nxiten nga një, dy apo disa përvoja jo të mira për t’i vënë çelësin mbyllës shërbimeve estetike në favor të trupit. Nuk ka aparatura të gabura, ka përdorime të gabuara të tyre.

Po t’ju flisnim për cavitazionin (ultratingujt), i cili që prej vitit 2005 kur lindi si teknologji në favor të heqjes së celulitit dhe modelimit të trupit e derinë ditët e sotme, mbetet në top listën e trajtimeve më të mira me makineri, do t’ju thonim me vërtetësi se ne nuk e lëmë asnjëherë seancën e tij të vecuar nga një masazh shumë i mirë anticelulit dhe modelues. Dhe rezultatet jo vetëm nuk mungojnë por edhe besimi rritet ndjeshëm, që këto trajtime kërkojnë specialist për të “ndërtuar” seancë pas seance rrugën e që do të ndiqet në favor të këmbëve më të bukura.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « CELULITI/ Blerina flet troç: Gra dhe vajza, ju vjedhin PARA me kremra, sapunë e sfungjerë! Ja ZGJIDHJA
»
Article Logic
Execution time: 0.0047640800476074
array(1) { ["section"]=> string(86) "aparaturat-estetike-blerina-tregon-2-sekrete-qe-cdo-vajze-e-grua-duhet-t-i-dije-117720" }