Apeli i gazetarit: ARMO është një përbindësh që duhet falimentuar, një herë e përgjithmonë

Publikuar tek: ekonomi, më 20:46 29-12-2017 Apeli i gazetarit: ARMO është një përbindësh që duhet falimentuar, një herë e përgjithmonë

Situata problematike me kompaninë ARMO që kulmoi me protestën e naftëtarëve që marshuan deri në Tiranë për të kërkuar pagat e tyre duket se nuk do të zgjidhet aq lehtë edhe pse mbrëmjen e sotme punëtorët i morën lekët që kërkonin.

Gazetari i njohur ekonomik, Klodian Tomorri është ndalur në një analizë të shkurtër të gjendjes së kësaj kompanie.

Tomorri shkruan se ARMO është një përbindësh që vetëm is jell dëme vendit dhe ekonomisë shqiptare. Ai kërkon që të shpallet sa më shpejt falimentimi i saj në mënyrë që të minimizohen sa më shumë dëmet.

“ARMO është një përbindësh që duhet vrarë. Sa herë që ajo rafineri vihet në punë, çdo shqiptari nga 0 deri në 100 vjeç i futet dora në xhep”,- shkruan ndër të tjera Klodian Tomorri.

Më tej në analizën e tij të publikuar në rrjetet sociale, gazetari Tomorri shkruan se kushdo që e merr atë kompani e bën, vetëm me një qëllim që të zhvasë sa më shumë.

Më poshtë reagimi i plotë: 

Screenshot_13.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028267860412598
array(1) { ["section"]=> string(95) "apeli-i-gazetarit-armo-eshte-nje-perbindesh-qe-duhet-falimentuar-nje-here-e-pergjithmone-104866" }