Apeli i Shefit të Krimeve, reagon Ergys Mertiri: Si Komisar Katani…Bajat (E PLOTË)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:14 14-01-2018 Apeli i Shefit të Krimeve, reagon Ergys Mertiri: Si Komisar Katani…Bajat (E PLOTË)

Sociologu Ergys Mertiri ka reagur pas apelit që Shefi i Krimeve në Shkodër, Saimir Rrustemi bëri lidhur me ngjarjen që ndodhi dje në Shkodër. Sipas Mertirit shefi u ekspozua si Komisar Katani, siç e quan ai.

“Shefi i krimeve po ekspozohet si modeli i munguar i policit, si një Komisar Katani që mund të ngjallë sadopak shpresë në këtë vend të mbuluar nga zullumi. Shefi i policisë shprehej plot patos se policia ndodhet në një moment kyç në historinë e saj dhe se ka filluar tashmë një luftë e fuqishme kundër krimit të organizuar”, shprehet sociologu.

Reagimi i plotë:

Një mesazh patetik i shefit të policisë kriminale të Shkodrës në facebook na i paska entuzjazmuar shumë njerëz në shtyp e rrjete sociale. Mesazhi u shpërnda rrufeshëm, si një refren melodramatik mbi luftën kundër krimit, dhe shefi i krimeve po ekspozohet si modeli i munguar i policit, si një Komisar Katani që mund të ngjallë sadopak shpresë në këtë vend të mbuluar nga e zullumi.

Shefi i policisë shprehej plot patos se policia ndodhet në një moment kyç në historinë e saj dhe se ka filluar tashmë një luftë e fuqishme kundër krimit të organizuar. Me tone vendosmërie revolucionare, si një gladiator para beteje, ai u zotua se do ulë kokën ndaj gjithëkujt që do të bashkohet në këtë lufë duke i kërkuar të gjithë shoqërisë të largohet nga e keqja për t’u rreshtuar në anën e ligjit.

Vetë ai e pranonte që mund të dukej patetik e demode me këto fjalë dhe në fakt, jo vetëm që është i tillë (patetik, se moda nuk ka lidhje me policinë), por edhe bajat. Mesazhe të tilla si “Sillu mirë!”, “Duje nonën, duje babën!”, janë qesharake ngado që të vijnë, aq më tepër nga një drejtues i lartë policie. Detyra e një shefi policie është të luftojë kriminelët dhe jo të shkruajë hartime pa lidhje si këto, në ditën e 105 vjetorit të policisë, kur si për ironi, pikërisht gjatë ceremonisë përkujtimore dhe pikërisht në Shkodër, shpërtheu një bombë në mes të pazarit.

Por më bajatja këtu është se shefi i policisë (ashtu si edhe shefat e tij në qeveri) po na e trajtojnë krimin sikur na e sollën alienët në këto katër vjet. 
A është kjo polici që lejoi të mbillej i gjithë vendi me drogë? A është kjo polici që nuk ka gjurmuar asnjë grup kriminal, përveç atyre peshqve të vegjël që u kanë mbetur në derë, apo atyre që ua kanë kërkuar homologët italianë e gjermanë? A është kjo polici që ka dekonspiruar çdo aksion për kapjen e trafikantëve, duke dështuar në arrestimin e shumicës prej tyre? A është kjo polici që ka bashkëpunuar me trafiqet në çdo sektor, madje deri tek kolegët e mbrojtjes duke fikur radarët për kalimin e gomoneve?

E pse u dashka që tashmë t’ua besojmë po këtyre njerëzve se do të luftojnë kundër kriminelëve me të cilët ata vetë janë të lidhur?

Policia dhe drejtuesit e saj nuk janë aty për të marrë poza vendosmërie, e për të shkruar hartime moraliste, por për të bërë detyrën, për të cilën ka përgjegjësi. Përpara se të shfaqë vendosmërinë për t’u kthyer në rrugë të barë, policia duhet të na japë llogari se përse kurvëroi me krimin në këta katër vjet.

Ajo duhet të verë gishtin fillimisht tek përgjegjësit dhe ti sikterrisë ata, nga i pari tek i fundit, e më pas të spastrojë rradhët e saj nga të gjithë bashkëpunëtorët, e të dyshimtët. Policia e shtetit duhet të pastrojë veten, para se të shpallë luftëra patetike kundër krimit që vetë e solli!

Më shumë në këtë kategori: « Biznesmeni tall keq dy moderatorët e njohur: Seks me Ermalin, shiko kush ia luan Luanës
»
Article Logic
Execution time: 0.0043439865112305
array(1) { ["section"]=> string(85) "apeli-i-shefit-te-krimeve-reagon-ergys-mertiri-si-komisar-katani-bajat-e-plote-106518" }