Apple kap hajdutët e celularëve me anë të teknologjisë së re

Publikuar tek: bota, më 18:15 01-09-2016 Apple kap hajdutët e celularëve me anë të teknologjisë së re

Apple do të ndihmojë mbrojtjen e iPhone  nga vjedhja e hajdutëve, dhe në rast se do të ndodh diçka e tillë do të identifikohet me anë të shenjave të gishtërinjve.

Teknologjia e re  është diçka që nuk mund ta presim ta ketë iPhone 7, pasi Apple sapo ka marrë patentën e saj në sistemin anti-vjedhje të celularëve që ajo prodhon.

Metoda përfshin përdorimin e një identifikuesit të gjurmëve të gishtërinjve nga ku mund të zbulohet identiteti i të gjithë atyre që kanë përdorur të paktën njëherë celularin. 

Gjithashtu ekziston edhe një opsion për kamerën e cila mund të ndizet në mënyrë automatike për të kapur foto të përdoruesit gjatë kohës që tentativa e tij për të hapur iPhonë dështon disa herë. Mendohet se cilësisë së re do t’i shtohen edhe opsionet e identifikimit të vendndodhjes, shpejtësisë së lëvizjes, etj.

Por nëse të dhënat e regjistruara do të ruhen dhe kontrollohen në distancë, kjo do të sjellë shqëtësime të tjera në lidhje me piraterinë e celularëve që mund të rritet akoma më shumë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013499975204468
array(1) { ["section"]=> string(66) "apple-kap-hajdutet-e-celulareve-me-ane-te-teknologjise-se-re-51581" }