Apple kundër FBI, gjyqi më i madh në industrinë TECH, kompania nuk zhbllokon telefonin e një vrasësi

Publikuar tek: bota, më 10:59 18-02-2016 Apple kundër FBI, gjyqi më i madh në industrinë TECH, kompania nuk zhbllokon telefonin e një vrasësi CEO i Apple Tim Cook dhe investiguesit e FBI

Shumë shpejt pritet të fillojë gjyqi i parë më i madh në fushën e teknologjisë. Kompania Apple do të padisë FBI, agjencinë e specializuar amerikane të sigurisë, pasi kjo e fundit kërkon të dhëna për një nga klientët e Apple. 

Eduard Snowden, ish kontraktor i NSA që filloi gjithë debatin mbi privacinë, do të bashkohet me avokatët e Apple. Të martën një gjykatë federale vendosi që Apple duhet të ndihmojë FBI për të hyrë në telefonin e një prej vrasësve të masakrës së San Bernardino. FBI është e pafuqishme që të thyejë kodin e vrasësit, që gjendet vetëm në iphone-n e tij.

Sipas vendimit të gjykatës, Apple duhet të hyjë në iphone5C që u përdor nga Syed Rizwam Farook në mënyrë që forcat e rendit të hetojnë rastin. CEO I Apple Tim Cook tha dje në mbrëmje se do të kundërshtojë këtë vendim, duke argumentuar se në të ardhmen kjo do të vendosë një precedent të rrezikshëm.

“Qeveria na kërkon të hackerojmë përdoruesit tanë….të njëjtët inxhinierë që kanë ndërtuar një system të fortë mbrojtjeje në iphone për të mbrojtur përdoruesit tanë, urdhërohen që të dobësojnë këto masa dhe ti bëjmë më pak të sigurt përdoruesit tanë” shkroi ai në faqen zyrtare të Apple. “Duke kundërshtuar këtë urdhër, ne nuk do ta marrim lehtë. E ndiejmë se duhet të flasim me të gjithë për këtë vendim të qeverisë së SHBA…Ndërsa besojmë se qëllimet e FBI janë të mirë, është e gabuar nga ana e qeverisë që të na detyrojë të ndërtojmë një tjetër derë për produktet tona. Dhe në fund, kemi frikë se kjo kërkesë do të dobësojë lirinë që qeveria pretendon të mbrojë”.

Në krah të Apple në mbrëmjen e së mërkurës dolën pothuajse gjithë kompanitë e teknologjisë. Industria e fuqishme teknologjike e Silicon Valley doli me një deklaratë. “Jemi të shqetësuar…kërkesa e qeverisë ndaj kompanive teknologjike për të thyer kodet e sigurisë, nuk është e duhura” thanë në një deklaratë Këshilli I Industrisë teknologjike dhe informative që prezanton kompanitë Dell, Facebook, Google, Heëlett Packard, IBM, Microsoft, Nokia dhe të tjera.

Për shumë vite FBI ka kërkuar një akses special në smartphone. Kompanitë Tech kanë refuzuar dhe kanë rritur sigurinë për të dhënat e përdoruesve të tyre.

Një nga gjuajtësit e masakrës së San Bernardino Syed Farook, përdorte një iphone 5C. FBI ka provuar që të hapë telefonin e tij. Nëse fut një kod të gabuar 10 herë, iphone do të fshijë të gjitha të dhënat që ka në të. Apple nuk ka ndonjë celës për këtë device. Por FBI kërkon që Apple të krijojë një version special në softëare që mund ta lidhe me telefonin, duke lejuar agjentet ta hakerojnë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.14784097671509
array(1) { ["section"]=> string(104) "apple-kunder-fbi-gjyqi-me-i-madh-ne-industrine-tech-kompania-nuk-zhbllokon-telefonin-e-nje-vrasesi-32892" }